Nokia Lumia 900 për vetëm 100 dollarë

Nokia e ka për synim që ta zërë vendin e tretë të sistemit operativ BlackBerry në tregun e smartphone-ëve. Kështu që tani, është bërë përqendrimi i vëmendjes në Nokia me fillimin e vet në Shtetet e Bashkuara. 

AT&T gjatë të hënës pranoi që do të shesë smartphone-in Lumia 900 për 100 dollarë duke filluar nga 8 prilli. Ky çmim është mjaft i ulët, duke pasur parasysh veçoritë si një paraqitje AMOLED prej 4.3 inçëve dhe një kamerë prej 8 megapiksellësh me optikën Carl Zeiss. 

Deri më tani, ky smartphone që e përdor sistemin operativ Windows ka bërë një rrugë të shkurtër për të vendosur veten në tregun kundër sistemit iOS dhe Android: Deri më tani, Windows Phone ka rreth dy për qind të tregut, me vetë hyrjen e telefonit me çmim të ulët, Nokia Lumia 710, në Shtetet e Bashkuara. Afrimi i lëshimit të Nokia Lumia 900 do të mund të paralajmëronte një nxitje të fuqishme për blerje. Dhe nëse Lumia 900 ka sukses me konsumatorët, Windows Phone më në fund do të mund të hidhte një hap të denjë drejt garës me sfiduesit e ndërmarrjeve të tjera me konsumatorët. /kohaislame/

Artikulli paraprakPhotoshop CS6 shkarkohet më shumë se 500 mijë herë
Artikulli vijuesCivilizim përmes qenve