Papa thotë se dorëheqja është në të mirë të Kishës

Papa Benedicti XVI ka bërë paraqitjen e parë publike, prejse ka njoftuar se do të japë dorëheqje.

Duke folur para një audience në Vatikan, ai ka thënë se dorëheqja “është në të mirë të Kishës”.

“Jam i vetëdijshëm për rëndësinë e vendimit, por edhe për zvogëlimin e forcës sime shpirtërore dhe fizike”, ka thënë Papa.

Benedicti XVI do të heqë dorë nga detyrat e Papatit më 28 shkurt.

Kjo është dorëheqja e parë e një pape në gati 600 vjet.

Papa i ri duhet të zgjidhet deri në fund të muajit mars./BS/kohaislame

Artikulli paraprakBie shitja e telefonave celularë
Artikulli vijuesSulm fizik ndaj Riberyt