Përse bebet e thithin gishtin

Thithja e gishtit është dicka që fëmijët e bejnë shumë shpesh por për prindërit kjo kthehet në një shqetësim. Përse? Kryesisht sepse ju duket jo higjenike dhe jo etike, dhe sigurisht ndikon ne zhvillimin e gojes.

Fillimisht le të kuptojmë përse bebat thithin gishtin e tyre tregues?
Vogëlushët kanë një refleks të lindur që është ai i thithjes. Kjo i ndihmon ata të thithin edhe gjirin menjëherë pas lindjes. Nga ana tjetër thithja i ndihmon ata jo vetëm të ushqehen por edhe të qetësohen, të fitojnë siguri.

Kështu në jo pak raste do të shohim vogëlushë që thithin qetësisht gishtin e tyre tregues edhe në moshë më të madhe. Zakonisht ky është një veprim që i ndihmon ata të ndihen të qetë në situata stresuese.

Gjithashtu bebet e thithin gishtin edhe nëse ndihen të lodhur, të urritur, të mërzitur, të sëmurë apo nëse ka dicka që nuk shkon.

Kur fillojnë bebat të thithin gishtin tregues?
E besoni ose jo ata fillojnë ta bëjnë si veprim duke filluar nga java e 29 e shtatzanisë. Pas lindjes mund ta bëjnë këtë në cdo moment gjatë tremujorit të parë të jetës.

Është ky një veprim i keq? Që duhet të bëjë prindërit të shqetësohen?

Thithja e gishtit kthehet në një problem nëse:
Bëhet në mënyrë intensive. Për ta kuptuar sa intensive është thithja ju duhet të përpiqeni qetësisht të tërhiqni gishtin nga goja e fëmijës. nëse gishti del pa problem atëherë thithja është pasive. Nëse duhet përpjekje për ta nxjerrë jashtë atëherë kjo është thithje aktive. Dhe sigurisht ka efektet e saj negative.
Thithja e gishtit ndikon edhe nëse vazhdohet për një kohë të gjatë. Nëse kryhet përtej moshës 4 vjecare atëherë problemet në zhvillimin e dhembëve do të jenë të dukshme.
Si ta ndaloni thithjen e gishtit?
Duke kuptuar përse fëmija e bën këtë. Nëse e bën nga uria duhet t’ja përshpejtoni vaktin, nëse e bën nga stresi duhet të përpiqeni ta qetësoni e me radhë.
I kujtoni vazhdimisht se nuk duhet ta bëjë.
I tërhiqni vëmendjen me dicka tjetër. Në momentin që e kuptoni se ai/ajo po e heq gishtin nga goja mund t’i tregoni dicka apo të bëni një veprim që do t’i tërheqë vëmendjen.
Përdorni një cuco. Kjo do të vijë në ndihmë dhe më pas do të jetë më e lehtë për ta braktisur si zakon.

Artikulli paraprak1 mijë tiketa të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli vijuesDrejtori i Trustit, nuk do të jetë më njeriu më i paguar në Kosovë