Përse shërben ai xhepi i vogël në xhinse?

Shumë prej nesh e kanë bërë këtë pyetje: përse na duhet ai xhepi i vogël, që gjendet thuajse në të gjitha xhinset që prodhohen në botë?
Xhepat e xhinseve janë pak a shumë standard për çdo gjini: dy xhepa pas, dy përpara dhe një xhep i vogël pak drejtkëndor në një nga xhepat e përparëm.
Por për çfarë shërben?
Është shumë i vogël për monedha dhe sigurisht nuk shërben për të mbajtur celularin.
Në një forum online, ekspertët e tekstileve diskutuan për këtë çështje.
Renata Janoskova duhet se ka përgjigjen.
Duke cituar Levi Strauss, markën ikonë të xhinseve amerikane, ajo thotë se ai është një xhep për orën.
Ai u prezantua fillimisht për kaubojt.
“Në vitet 1800, kaubojsit mbanin zakonisht ora me zinxhirë në brez. Për t’i ruajtur nga thyerja, Levi futi këtë xhepin e vogël, ku mund të fusin orën”.

Artikulli paraprak92-vjeçarja nga Belgjika muslimanja më e vjetër e konvertuar në botë. (FOTO)
Artikulli vijuesIrani dhe Kina angazhohen për lidhje më të ngushta ekonomike