Photoshop CS6 shkarkohet më shumë se 500 mijë herë

Siç duket, shumë njerëz janë të interesuar në versionin e ri beta të Photoshop CS6: softueri është shkarkuar më shumë se 500,000 herë, tha Adobe gjatë ditës së djeshme.

E lëshuar gjatë të enjtes, Photoshop CS6 Beta përfshin disa veçori të reja që do të mund të iu lejnë përshtypje si përdoruesve amatorë, ashtue dhe atyre profesionistë.

Kjo paraqet një numër të madh për një softuer premium. Por natyrisht, versioni testues beta është falas dhe versioni përfundimtar nuk do të jetë falas, kështu që nuk është e vështirë të thuhet se çfarë ulje të këtij numri do të mund të shohim kur të dalë në shitje ky softuer.

Çmimi i Photoshop – 699 dollarë për versionin standard dhe 999 dollarë për versionin me tipare shtesë – paraqet një brengë për t’u menduar përpara se të blihet. Vendosja e këtij softueri në duart e përdoruesit do të mund t’i bindte ata që ia vlen të blihet – dhe mbase softueri tjetër nga ndërmarrja Adobe, Creative Suite edhe mund të iu pëlqejë.

Kjo do të mund t’i bindte njerëzit që të bëjnë përditësime të cilët i tejkalojnë versionet e tjera të softuerit për të kursyer para. Adobe nuk e ka pasur një version publik beta të softuerit Photoshop që nga versioni CS3. /pcworldalbanian / Kohaislame/

Artikulli paraprakInternet Explorer 10 vjen vjen për Metro
Artikulli vijuesNokia Lumia 900 për vetëm 100 dollarë