Policia e BE-së zbuloi qindra ndeshje të shitura

Shërbimi policor i Bashkimit Evropian – Europol – ka gjetur prova të qindra ndeshjeve të shitura të futbollit në të gjithë botën.

Gjatë hetimit, në të cilin u përfshinë shërbimet policore të dhjetëra vendeve, u verifikuan rreth 400 “ndeshje të dyshimta” në Evropë dhe pothuajse një numër po i njëjtë ndeshjesh në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine, njoftuan në këtë dikaster.

Sipas versionit të Europolit, të shitura mund të kenë qenë, në veçanti, disa nga ndeshjet e raundeve kualifikuese të kampionateve botërore dhe evropiane të futbollit. Siç mendojnë hetuesit, në organizimin e ndeshjeve të shitura janë implikuar më shumë se 400 persona, përfshirë këtu edhe zyrtarë të futbollit dhe lojtarë. Hetimi shumëvjeçar ka çuar tashmë në shpalljen e disa aktakuzave në lidhje me këtë çështje.

Artikulli paraprakShiringat e dhuruar nga organizata amerikane në “pediatrinë” e Mitrovicës janë për kafshë, jo për njerëz?!
Artikulli vijuesLibani lëshoi një urdhër arresti për Kreun e shërbimeve sekrete siriane