Qofte me patate

Përbërësit:

1 kg patate te ziera,
2 veze,
1 dore djathë i thërrmuar,
kripe, 1tufe e vogël majdanoz i grire,
galete ose miell misri.

Përgatitja:

Kalojmë patatet ne makinën e puresë, ose i shtypim si për pure. Shtojmë ne brumë vezët, djathin e thërrmuar, kripen, majdanozin e grire e po te jete e nevojshme pak miell-varet nga lloji i patateve. I punojmë se bashku te gjitha e i ndajmë ne pjese, duke formuar qoftet. I lyejmë me galete ose miell misri e i skuqim ne vaj te nxehte e te bollshëm. Mund ti bëjmë dhe ne furre për te pasur qofte me te lehta. Sipas dëshirës, mund t’i dekorojmë, duke përdorur domate te vogla te ndara ne mes, me rrathë ullinjsh te mbushura me gjize e me rripa te holla domatesh ose specash.

Artikulli paraprakKëshilla të mjaftueshme për gatimin e peshkut
Artikulli vijuesOmletë me kërpudha dhe gjizë