Retina në Windows 8

Microsoft në Windows 8 synon të përfshij përkrahjen për ekranet e tabletëve rezolucioni i të cilëve do të jetë konkurrent me ekranet “retina” të Apple.
Në blogun e Microsoftit Building Windows 8, David Washington flet rreth ekranit të ri të cilin e përdorë iPad dhe jap të dhëna për rezolucionin dhe dendësinë e pikëve për inç që do të përkrah Windows 8. Sipas fjalëve të tyre pjesa më e madhe e tabletëve të bazuar në Windows 8 do të kenë dendësinë prej së paku 135 pikë për inç. Gjithashtu theksohet se “tabletet HD” do të kenë rezolucionin prej 1,920×1,080 në ekranet 11.6-inçësh, respektivisht 190 pikë për inç, ndërsa “tabletët quad-XGA” me rezolucionin prej 2,560 x 1,440 pikë në ekranet 11.6-inçësh do të kenë dendësinë prej 253 pikë për inç. Gjithashtu theksohet se rezolucioni minimal të cilin do ta përkrah Windows 8 do të jetë 1,024 x 768.

Duke pasur parasysh rezolucionet e ndryshme të ekranit edhe aplikacionet duhet në mënyrën përkatëse të adaptohen për të funksionuar në mënyrën më të mirë dhe për të shfrytëzues hapësirën që kanë në dispozicion. Për shkak të kësaj Washington cek dy parime, respektivisht zhvillimin e aplikacioneve të cilat hapësirën që kanë në dispozicion do ta mbushin me sasinë përkatëse të përmbajtjes, dhe shkallëzimin e shfaqjes së sasisë së njëjtë të përmbajtjeve për të iu adaptuar madhësisë së ekranit. Microsoft zhvilluesve të aplikacioneve do të u ndihmoj në adaptimin ndaj madhësive të ndryshme të ekraneve përmes përkrahjes për rezolucionet standarde në veglat e veta për zhvillim. /Telegrafi/kohaislame


 

Artikulli paraprakFarmacia e natyrës
Artikulli vijuesAplikacioni më i famshem?