Rritet çmimi i naftës së papërpunuar Brent

Sot vlera e naftës Brent është rritur për 0.7 për qind duke arritur në 55.2 dollarë për një fuçi

Pas rënies së djeshme të çmimit, një fuçi e naftës së papërpunuar Brent është rritur në më shumë se 55 dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas paraqitjes së spekulimeve se nafta Brent është prodhuar më shumë se sa parashihej me vendimin e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) dje vlera e naftës së papërpunuar Brent shënoi rënie për 3.5 për qind, në 54.83 dollarë për një fuçi.

Sot vlera e naftës Brent është rritur për 0.7 për qind duke arritur në 55.2 dollarë për një fuçi.

Nga ana tjetër nafta West Texas po ashtu, regjistroi rritje dhe arriti çmimin e njëjtë si edhe nafta Brent. Pritet që OPEC-u sot, në bazë të investimit, të marrë vendim për kuotat e prodhimit për naftën Brent.

Brent është një nga tre llojet e naftës së papërpunuar sipas të cilës definohet çmimi i tregut. Dy llojet tjera janë West Texas dhe Intermediate (WTI) dhe nafta e papërpunuar Dubai.

Artikulli paraprakShkup, nënshkruhet marrëveshja për katër lokomotiva të reja elektrike
Artikulli vijuesSi e definoj shtetin e Kosoves?