Sallatë me pulë, qepë dhe ullinj

Përbërësit

– 1 pule
– 1 karote
– 1 pras
– 1 dege selino
– 2 qepe
– 300 gr fasule konserve
– 20 ullinj te zinj
– 2 gjethe dafine
– vaj ulliri
– kripe

Përgatitja

Largoni lëkuren e pulës dhe me pas priteni ne copa. Vërini ne një ene me ujë dhe me pas shtoni karotën, prasin dhe selinon dhe shtoni edhe gjethet e dafinës dhe vërini për te vluar. Me pas rregulloni me kripe dhe vazhdoni te zieni pulën për 35 minuta. Hiqeni pulën dhe largoni kockat vëreni ne një ene xhami dhe vini gjethen e dafinës qe ju mbetur pasi ta keni copëtuar shtoni pak vaj ulliri dhe lëreni ne qetësi për rreth 12 ore. Me pas qëroni qepet dhe pritini ne feta shume te holla dhe vërini ne një ene me ujë te ftohte dhe lërini për 20 minuta me pas kullojini dhe thajini me letër kuzhine. Ne momentin e servirjes kulloni fasulet nga lëngu i tyre, hiqni bërthamat e ullinjve, kulloni copat e pulës nga lëngu i marinimit dhe ndajeni ne shirita. Shpërndani përbërësit ne pjate dhe shtoni qepet. Me pas rregullojini me pak vaj dhe kripe.

Artikulli paraprakSa shpesh duhet ta ndërroni sfungjerin e enëve
Artikulli vijuesKatër mënyrat më të mira për të trajtuar shenjat e puçrrave