Së pari u falen, pastaj e mposhtën kampionin (Foto)

Futbollistët e liderit të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, Feronikelit, Lulzim Doshlaku dhe Qamil Elshani, nuk i lënë anash ritualet fetare as gjatë ndeshjeve të futbollit.

Këta dy të fundit, janë fotografuar duke u falur në dhomën e zhveshjes para ndeshjes së fundit që Feronikeli e fitoi në udhëtim te Kosova e Vushtrrisë, me rezultat 0:2.

Përndryshe Feronikeli po kalon një sezon të mrekullueshëm këtë edicion, ku pas 17 ndeshje, prinë në renditjen tabelare me 31 pikë, re më shumë se Prishtina./Indeksonline/

Artikulli paraprakHoxhallarët bëjnë edhe një pajtim  
Artikulli vijuesNetanyahu ftoi Amerikën në luftë të përbashkët kundër Iranit