Shahini: Ministritë do të financojnë universitetet

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi në studion e Top Talk se ministritë kanë vendosur që të financojnë universitetet për kërkime shkencore.

“Do të rritet buxheti për kërkimin shkencor në dy mënyra. E para, do të rritet fasha që Ministria e Arsimit e ndan për këtë pjesë. E dyta, e gjithë qeveria është përfshirë në Paktin e Universitetit. Ministritë kanë vendosur që kërkimet shkencore për të cilat do të kenë nevojë, do të bëhen nga universitetet”, tha Shahini.

“Punët e ndryshme për ministritë do të bëhen nga vetë fakultetet”, shtoi ministrja e re.

Top Channel

Artikulli paraprakSot bëhen gjashtë vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.
Artikulli vijuesNdihmon të gjithë në nevojë, por cila është paga e Halil Kastratit