Shkaqet e dëmtimit të gomave

Demtimi i gomes: Shkaqet e demtimit te gomave

Ky material ofron keshilla per te gjithë ata profesioniste qe merren me demin e gomave dhe zbulimin e arsyeve që i shkaktojne ato. Këtu paraqiten rastet qe hasen me shpesh ne demtimin e gomave bazuar dhe në eksperiencen e gjere te Continental.

Dëmtimi i gomave te automjeteve të pasagjerëve dhe shkaqet e këtij dëmtimi janë të shpjeguara me anë të përshkrimeve të sakta dhe fotografi. Ne kete material do te gjeni dhe rekomandimet se si nje dëmtim i tillë mund të shmanget.

Kjo broshurë është menduar kryesisht për ato specialistë të gomave të shitjes me pakicë që i del per detyre të vlerësojne dëmin e gomave blere nga klientet e tyre. Kur një gomë dëmtohet , drejtuesi i mjetit do të dijë sa më shpejt të jetë e mundur pse kjo ka ndodhur dhe nëse kjo ishte për shkak të prodhimit apo për shkak të keqpërdorimit dhe provokimit gjate shfrytezimit te automjetit.

Ky material ka për qëllim të ndihmojë sa me mire specialistet qe t’iu përgjigjen këtyre pyetjeve shpejt dhe me kompetencë.

Duhet te kemi te qarte se katër gomat janë kontakti i vetëm i automjeteve me rrugën. Shumë shoferë kanë tendencë për të harruar këtë, në dëm të sigurisë së tyre, lënë pas dore marrjen parasysh te rendesise qe ka kujdesi dhe mirëmbajtja e gomave.

Përdorimi jashte kushteve normale teknike te shfrytezimit mund të rezultojë fatal duke çuar ne konsumin e parakohshem te gomave apo edhe ne shkaterrimin e tyre. Duhet te kemi te qarte qe nqs moskryerja e shume kilometrave eshte nje problem ekonomik demtimi i gomes mund te provokoje nje aksident me demtime te renda te automjetit deri ne tragjedi per drejtuesin e automjetit dhe pasagjeret qe e shoqerojne.

Statistikisht , demtimet e gomave me origjine teknologjine e prodhimit janë ngjarje të rralla këto ditë . Mesatarisht nga eksperienca e Continental drejtuesit e automjeteve përjetojne probleme të rënda tek gomat një herë në çdo dhjetë vjet ose një herë çdo 150.000 kilometra (95.000 milje).

Gomat e dëmtuara mund të shkaktojne jo vetem probleme teknike, por edhe aksidente të rënda. Kjo, nga përvoja jonë, vjen si rezultat i kujdesit te pamjaftueshem ne mirembajtjen e gomave i cili eshte shpesh shkaku kryesor i problemeve te krijuara.

Drejtuesit e automjeteve eshte shume e rendesishme te jene te informuar per rendesine qe paraqet mirembajtja dhe kontrolli i gomave tek specialisti. Kontrolli i presionit te gomes brenda parametrave te rekomanduara nga te dhenat teknike te mjetit eshte shume i rendesishem. Nje rendesi te veçante merr dhe gjendja teknike e mjetit per te mos lejuar konsumim te çrregullt te siperfaqes se gomave.

Në varësi të menyres se shfrytezimit te automjetit, goma të performancës së lartë kane nje kontrast te madh te jetegjatesise qe varion nga 5000 deri 40,000 km (3.000-25.000 milje)

Për më tepër, shkalla e konsumit te tyre varet kryesisht nga menyra dhe kujdesi qe tregohet ne drejtimin e automjetit nga shpejtësia me të cilën mjeti është në lëvizje, me kushtet e sipërfaqes së rrugës dhe ngarkesa qe ushtrohet mbi gomen.

Shembujt e meposhtem mund të shërbejnë për të ilustruar këtë:

Nëse një automjet frenon ne nje siperfaqe rruge te thate, zona e kontaktit te gomave do të pesoje konsumin si me poshte: Deri në 2,0 mm me 57 km / orë (ose një distancë frenimit 23.8 m) Deri në 3,3 mm me 75 km / orë (ose një distancë frenimit 41.8m) Deri në 4,8 mm me 92 km / orë (ose një distancë frenimit 71.6m)

Eshte konstatuar qe automjete ne gjendje teknike te rregullt dhe qe shfrytezohen nga drejtuesit e tyre duke respektuar kushtet teknike te rekomanduara,kryejne nje numer shume me te madh km ne kontrast me kategorine e drejtuesve qe abuzojne dhe tregohen te pakujdesshem ne shfrytezimin e automjeteve.

Ne lidhje me kohen e prodhimit, Continental rekomandon zevendesimin me goma te reja te te gjithe gomave te automjeteve,perfshire dhe gomen rezerve,kur ka kaluar me shume se 10 vjet nga dt. e prodhimit.

Nje problem qe haset shpesh ne demtimin e gomave eshte dhe krijimi i deformimeve mbetese,gungave ne profiling e gomes. Kjo provokohet nga goditjet qe peson goma kur siperfaqja e saj kalon ne gropa ose ne pengesa te ndryshme(trotuare,pjese te ngritura etj). Profili i gomes perbehet nga elemente elastike kryesisht stof dhe gome per te realizuar amortizimin dhe performancen e gomes gjate levizjes. Kjo pjese e gomes nuk eshte llogaritur per asnje rast qe te pesoje goditje apo te jete ne kontakt me objekte te ndryshme por te jete gjithmone e lire gjate levizjes.

Ne pjesen e batistrades, dmth siperfaqja qe mbeshtetet ne toke, veç elementeve te ndryshem perberes vendoset dhe nje rrjete çeliku e cila garanton qendrueshmerine e gomes gjate levizjes. Kur goma peson nje goditje gjate renies ne grope apo leviz mbi pengesa te ndryshme, presioni i goditjes demton siperfaqen me pak te perforcuar qe eshte ajo anesore. Goma ne batistrade eshte e perforcuar me rrjeten e çelikut ndersa ne anen tjeter mbeshtetet ne disk qe dhe ky perben nje strukture te qendrueshme. Si rezultat vala e goditjes do te demtoje pjesen me pak te mbrojtur qe eshte ajo anesore duke prishur strukturen e brishte te profilit dhe duke na krijuar deformimin mbetes ne formen e nje gunge. Nqs do te zmontojme gomen, do te konstatojme gjurmen qe ka lene goditja ne zonen perreth deformimit mbetes, gunges, duke vertetuar dhe njehere shkakun e demtimit te gomes.

Per kete aresye nga ana e drejtuesve kerkohet nje vemendje e veçante per te eliminuar ne maksimum pjeset e demtuara te rrugeve dhe kur kjo eshte e paevitueshme duke ulur shpejtesine ne maksimum gjate kalimit ne pjesen e demtuar te rruges. Sa me i vogel qe te jete profili i gomes aq me i madh eshte rrisku i demtimit te gomes.

Artikulli paraprakGjithçka që duhet të dimë mbi gomat, që të jemi të sigurt gjatë lëvizjes
Artikulli vijuesSkema e planit të buxhetit shtëpiak