Shkatërrohet grupi shqiptar i kokainës në Itali

Një bandë shqiptarësh që shpërndanin kokainë në zonën e Viterbo’s, u shkatërrua nga karabinieria italiane pas një hetimi një vjeçar.
Në mëngjes karabinierët ekzekutuan 16 urdhër arreste të Prokurorisë së Viterbos. Operacioni është kryer në tre qytete të ndryshme të Italisë, si në Amelia, Vitero dhe Agropoli.
Më shumë se 100 karabinierë u angazhuan në operacion, duke bërë që nga 16 urdhër arrestet 10 prej tyre të ekzekutoheshin me masën në burg.
Të arrestuarit akuzohen për bashkëpunim trafikun e drogës dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Për dy prej të arrestuarve ka edhe dyshime se mund të jenë përfshirë në grabitje dhe vjedhje.
Operacioni nisi në korrik të vitit të kaluar, ndërsa hetimi një vjeçar zbuloi se grupi i mësipërm funksiononte si biznes. Kjo pasi grupi i personave të arrestuar kishin arritur të krijonin një rrjet të shitjes dhe shpërndarjes së kokainës./Indeksonline/
Artikulli paraprakMessi tregohet mendjemadh në vizitën 3.5 milionëshe të tij në Gabon
Artikulli vijuesMendjemadhi Messi