Si do të jetë Nexus 5X

Në internet kanë dalë fotot e reja te Nexus 5X, përditësimi i Nexus 5 i prezantuar në 2013, që ashtu si paraardhësi është ndërtuar nga LG.

Pamja e smartphone, që do të prezantohet në një event të Google më 29 shtator në San Francisco, është publikuar nga siti AndroidPIT.

Zërat flasin pë një pajisje prej 5.2 polsh dhe një çmim 400 dollarë. Në të njëjtën ditë telefoni do të dalë në shitje online, pak ditë pas iPhone 6S.

Në San Francisco përveç Nexus 5X, Google do të prezantojë dhe sistemin e ri operativ Androdi 6.0 Mashmallow dhe një smartphone më të madhe, Nexus 6X, të krijuar nga Huawei, që do të zëvendësojë Nexus 6 të prodhuar vitin e kaluar nga Motorola. Për këtë telefon flitet për 5.5 dhe 5.7 polsh, dhe një çmim prej 650 dollarë, transmeton Top Channel.

Artikulli paraprakArsenal ka refuzuar oferta për Nachon
Artikulli vijuesDhuna policore ndaj refugjatëve përmes fotografive