Si të ulim pluhurin në shtëpi

Pluhuri ne shtëpi është një nga problemet me te cilat amvisat ndeshen ne mënyrë konstante. Veç kësaj, mos harrojmë se me pluhurin është i lidhur edhe fenomeni i bezdisshëm i alergjive, për shkak se ne te ndodhen dhe ushqehen bakteret dhe akariet problematike.

Këshilla e pare ne lidhje me këtë problem është ajo qe ka te beje me arredimin e mjediseve te banimit, qe duhet te jete e përshtatshme, veçanërisht kur është fjala për dhomat e gjumit, përfshi edhe ato te fëmijëve. Ne këto mjedise këshillohet qe te vendosen materiale qe pastrohen shpejt dhe lehte dhe nuk tërheqin shume pluhurin. Ne këtë rast është fjala për te shmangur sa me shume jastëkët e tepërta, qilimat, tendat dhe te favorizohet përdorimi i drurit dhe hekurit. Parketi, apo pllakat për mbulimin e dyshemesë janë me te këshillueshme se sa tapetet dhe moketet.
Një tjetër detaj është përdorimi i pastruesve te posaçëm qe vendosen ne derën e hyrjes, për te eliminuar sa me shume nga pluhurat qe bartin këpucët.
Kujdes me pastrimin dhe ndërrimin e filtrave te ajrit te kondicionerëve.
Lagështia e ajrit ne mjediset e brendshme te shtëpisë rekomandohet te jete mes 40 dhe 50%.

Te çarat e dritareve dhe dyerve qe komunikojnë me mjedisin e jashtëm duhet te jemi te kujdesshëm qe te izolohen, guarnicionet e tyre te ndërrohen kur është e nevojshme.
Kur pastrojmë ne shtëpi, këshillohet te përdoret një pecete e lagur, ose një pecetë e posaçme qe lidh grimcat e pluhurit. Dyshemeja duhet te pastrohet dhe lahet me kujdes ne te gjithë sipërfaqen e saj. Vëmendje e veçante duhet te tregojmë me sipërfaqen nen krevat. Për këtë, kur e pastrojmë, duhet qe me pare te hiqet dysheku, ndërsa jastëkët dhe jorganët duhet te nxirren për tu ajrosur ne diell dhe ajër.
Mos harroni qe gjate ditës, ne intervale te caktuara, duhet qe dritaret e shtëpisë te mbahen te hapura.

Artikulli paraprakSi të heqim mykun nga muret
Artikulli vijuesSi të zgjidhni furçat për të pastruar ?