Si të zgjidhni furçat për të pastruar ?

Ne treg gjeni çdo tip furçeje për të pastruar shtëpinë dhe çdo njëra ka një përdorim specifik.

Në treg gjeni çdo tip furceje për te pastruar shtëpinë dhe çdo njëra ka një përdorim specifik: me tutje gjeni disa këshilla për të individualizuar furçen më të duhur për nevojat e juaja.

Për të pastruar veshje dhe copa arredimi, nga divanet deri tek poltronat, nga perdet ne mbulesat e shtratit përdoren furça me qime të buta.

Furçat kadife janë të përdorura sidomos për të kapur qimet e flokëve dhe çdo gjë që del në sipërfaqe të copave të arredimit. Si alternativë tjetër mund të përdorni dhe rulin ngjitës.

Ky lloj ruli përmban letra ngjitëse, të cilat janë në gjendje të kapin qimet e mbetura në tapet dhe nëpër copat e tjera të arredimit. Në momentin kur letra është mbushur me qime dhe ka humbur kapacitetin e saj ngjitës, mund ta hiqni dhe ta hidhni në plehra.

Për çdo lloj larjeje mund të përdorni furçën klasike të rrobave (kur i lani), e cila është përbërë nga plastika, ndërsa për të pastruar sipërfaqen nga jashtë përdor furçën natyrale ovale prej druri.

Për kujdesjen e këpucëve dhe çantave prej lëkure, janë të duhura furçat për këpucët, të cilat ekzistojnë dhe me fibra të çelura për të pastruar lëkurën dhe me fibra të zeza për të shkëlqyer këpucët e errëta.

Për higjenën personale ekzistojnë furça të përshtatshme për larjen e kurrizit, me dorëze të gjate, të cilat nuk përdoren asnjëherë për qëllime të tjera. Sapo të vini re që çmimet janë prishur ndryshojeni menjëherë.

Për të pastruar çdo lloj furçe është e mjaftueshme ta fusni atë në një solucion, i cili është i përbërë nga një litër ujë të vakët dhe një lugë sode: fërkojini mirë qimet dhe më pas thajeni duke i mbajtur qimet poshtë në mënyrë që uji të mos depozitohet tek furça për ta prishur atë.

Artikulli paraprakSi të ulim pluhurin në shtëpi
Artikulli vijuesÇ'duhet të dini për grupin tuaj të gjakut?