Sistemi shëndetësor i Maqedonisë është në vendin e 22-të

Sistemi shëndetësor i Maqedonisë është i ranguar në vendin e 22-të në listën e sistemeve shëndetësore evropiane për vitin 2017.

Në listën që e ka publikuar Indeksi i harxhimeve evropiane shëndetësore, Maqedonia ka 649 pikë.

Në vendin e parë në listë është Holanda, në vendin e dytë Zvicra, ndërsa në të tretin është Danimarka.

Të radhitura më mirë se Maqedonia janë Serbia – në vendin e 21 dhe Sllovenia në vendin e 16.

Ndërsa pas Maqedonisë në listë janë Mali i Zi në vendin e 25, Kroacia në të 26, Shqipëria e 27, Greqia e 32 dhe Bullgaria në vendin e 33.

Në dy vendet e fundit janë Rumani dhe Qipro.

Artikulli paraprakSeancë e jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit
Artikulli vijues“S’do i harroj britmat e tyre deri ditën e varrit”