Skandaloze: Gjesti i ulët i Blerand Stavilecit, refuzon t’ia japë dorën Art Gashit (Video)

Në ndeshjen e katër finale të Play Off në Supërligën e Basketbollit të Kosovës, mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ka ndodhur një gjest i pahijshëm,.

Është Kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci i cili ka refuzuar të ia jap dorën, Kryetarit të Pejës, Art Gashit edhe pse ky i fundit e uroi për fitoren.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni kur Gashi ia ofron dorën Stavilecit, por që ky shihet tek sa nuk pranon shtrëngimin e dorës, madje edhe ia tregon derën, njofton Klan Kosova.

Gashi siç shihet nga mimika tek sa i thotë “Urime Blerand”!

Vlen të ceket se Prishtina e mposhti Pejën me rezultat 80-65 dhe ndeshja e fundit vendos fituesin e titullit.

Artikulli paraprakDrogë në oborrin e QKUK-së
Artikulli vijuesNxënësit sulmojnë dhe rrahin dy profesorë në Podujevë