Skandaloze: Në Londër janë raportuar mbi 5.500 raste të sulmit seksual të fëmijëve ndaj fëmijëve

Gjatë tre viteve të fundit, Policia në Londër ka hetuar mbi 5.500 raste të sulmit seksual në shkolla, përfshirë edhe 600 dhunime.
Shumica e viktimave ishin fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme, që ngacmoheshin kryesisht nga fëmijët tjerë.

Jon Brown nga Programi Kundër Abuzimit Seksual, ka thënë se “faktet që posedon janë të pështira”.

“Kemi raste kur janë dhunuar edhe fëmijët që kanë vetëm pesë vjeç”, ka thënë Brown, transmeton Telegrafi. “Shkaqet e këtyre dhunimeve janë pasojë e pornografisë që po shikojnë të rinjtë, e më pas po mendojnë se e tërë ajo mund të bëhet edhe në jetën reale”.

Raporti zbulon se 1.500 raste të dhunimit janë me fëmijë që kanë më pak se 13 vjet.

Shumica e dhunimeve bëhet nga djem të popullarizuar të shkollës, që merren me sport apo që kanë nota të mira.

BBC raporton se numri i të dhunuarve, është pothuajse i njëjtë, si për vajza dhe djem. /Telegrafi/

Artikulli paraprakDe Biasi pret me emocion "Vehabistin"
Artikulli vijuesMe Kushtetutën e Kaçanikut u vendosën themelet e shtetit