Soros: Zgjohu Europë! Do ta pësosh si ish-Bashkimi Sovjetik…

0
126

Në qoftë se Bashkimi Evropian nuk do të zgjohet dhe nuk do të njohë kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik – tha miliarderi hungarezo-amerikan George Soros, duke iu referuar shpërbërjes së bllokut sovjetik në vitin 1991.

Soros tha se Evropa është “përgjumur”, po shkon drejt shkërmoqjes, dhe se popujt e saj, apo ndërgjegja e saj, duhet të zgjohet, siç tha, para se të jetë tepër vonë.

Ai shton se BE aktualisht është në një “moment revolucionar” dhe se rezultati është “jashtëzakonisht i pasigurt”.

Më e keqja, sipas Soros, është fakti se nuk ka liderë evropianë, nuk qytetarët e saj të cilët të mos jenë të vetëdijshëm për këtë situatë.

Soros tha se udhëheqja aktuale e Europës ngjan me Byronë Politike sovjetike kur BRSS u shemb, duke vazhduar të lëshojë komanda për t’u vetndjerë e rëndësishme.

Në kushtet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, Soros thotë se kjo është pika në të cilën do të ketë një konflikt të ri në BE, për shkak se sipas tij, pritet që forcat anti-sistem apo ato euroskeptike, të arrijnë rezultate të mira.

“Për fat të keq, forcat antievropiane gëzojnë një avantazh në zgjedhje. Ka arsye të ndryshme për këtë, duke përfshirë një sistem të vjetëruar partiak, ende i pranishëm në shumicën e vendeve evropiane, pamundësinë për të ndryshuar marrëveshjet, si dhe një mungeë të mjeteve juridike për të ndëshkuar vendet anëtare që shkelin parimet mbi të cilat BE-ja është themeluar”, tha Soros.

Për të luftuar forcat anti-evropiane, Evropa duhet të njohë armiqtë e saj dhe të zgjojë shumicën pro-evropiane – apeloi Soros.

“Përndryshe, ëndrra e një Evrope të bashkuar mund të bëhet një makth i shekullit të 21”, paralajmëroi njeriu që promovon idenë e shoqërive të hapura. /tesheshi.com/