Superfuqia sportive e Kinës (FOTO)

0
183

Superfuqia sportive e KinësTre dekada rritje ekonomike kanë shndërruar ekonomkinë kineze të dytën më të madhe në botë dhe nëse ky ritëm rritje do të jetë i qëndrueshëm, parashikimet flasin se ajo mund të kalojë ekonominë amerikane brenda dy dekadave të ardhshme. 

Megjithatë, ka disa fusha në të cilat rritja kineze ka qenë edhe më mbrësëlënëse se ajo ekonomike, si përshembull në aspektin sportiv.

Pasi organizuan dhe fituan Lojrat Olimpike në 2008-n, kinezët u rikonfirmuan një superfuqi botërore sportive dhe në Londër 2012, ku grumbulluan numrin e dytë më të madh të medaljeve të arit, duke humbur përballë SHBA-së vetëm për shkak të epërsisë së dallueshme të këtyre të fundit në disiplinat e notit.

    

 

Një fotograf i “Daily Mail”, dokumentoi nëpërmjet fotografive të tij, mënyrën se si është ndërtuar ky sukses për Kinën, duke vizituar një akademi sportive në krahinën e Fuzhianit. 

 

 

Me qindra fëmijë stërviten përditë në mënyrë intensive në këtë akedemi që prej moshës 3-vjeçare, për disiplina të ndryshme dhe më vonë, ata duhet të konkurrojnë brenda vendit me bashkëmoshatarët e tyre të mijëra akademive të tjera në mbarë vendin.

 

Stërvitja e fortë, një politikë largpamëse për sportin, e nisur me ndërtimin e akademive që në fillimin e viteve 1950 dhe vetë sasia në përzgjedhje, kanë bërë të mundur që Kina sot të jetë një superfuqi sportive dhe dominuese e plotë e sporteve të gjimnastikës, trampolinës, por edhe disiplinave të tjera olimpike, si peshëngritja, mundja, badmintoni, qitjes, ping-pongut, etj.