Talenti kosovar shënon pesë gola në Ligën e Kampionëve

Mërgim Berisha ka realizuar pesë gola në Ligën e Kampionëve për të rinjtë deri në moshën 19-vjeçare.

Sulmuesi shqiptar këto gola i shënoi në fitoren e skuadrës së tij austriake të Salzburg kundër Kairat Almaty me rezultat të thellë prej 8:1.
Vlen të theksohet se 18-vjeçari ka pasaportë gjermane dhe ende nuk ka vendosur se fanellën e cilës përfaqësueses do ta veshë.
Ndryshe, Berisha herë pas here në ndeshjet miqësore paraqitet edhe në ekipin e parë të ekipit të Salzburgut.

Artikulli paraprakNdikimi i Rusisë në Kosovë po rritet
Artikulli vijuesRëshen, kapen 3 ton kanabis. Policia lokale braktisi aksionin