Toyota tërheq mbi 181 mijë automjete

Në njoftim thuhet se defekti në airbag mund të shkaktojë rrezik për sigurinë e shoferit, ndërsa Toyota do të tërheqë 181 mijë e 797 automjete nga ky vend për shkak të defektit në fjalë

Prodhuesi i automobilave japoneze, Toyota, do të tërheqë 181 mijë e 797 automjete në Kinë për shkak të defektit në “airbag”, transmeton  (AA).

Në një njoftim nga Administrata kineze për Monitorimin e Cilësisë dhe Karantinës, është theksuar se automjetet me defekte në “airbag” janë modelet New Highlander, Levin, Levin hybrid dhe Corolla hybrid të prodhuar mes 4 maj 2015 dhe 4 shkurt 2016.

Në njoftimin në të cilin thuhet se defekti në airbag mund të shkaktojë rrezik për sigurinë e shoferit, është theksuar se janë të shqetësuar nga kjo. Ndërsa Toyota do të tërheqë 181 mijë e 797 automjete nga ky vend për shkak të defektit në fjalë.

Më tej bëhet e ditur se tërheqja do të fillojë nga 10 shkurti, ndërsa kompania do t’i ndërrojë pjesët me defekt pa pagesë.

Artikulli paraprakNë Gjermani, papunësia arrin nivelin rekord të ulët
Artikulli vijuesAmazon, 38 për qind rritje të të ardhurave