Truke të thjeshta për tu përdorur në jetën e përditshme

1. Kokrra rrushi të ngrira për të ruajtur pijet tuaja të freskëta.
 
Këto mund të përdoren për pije të cilat doni ti mbani të freskëta po pa i shtuar ujë (siç mund të ndodhi kur përdorim kuba me akull).

2. Mbajtja me gjatë në frigorifer e gjetheve të sallatës.
Është e rëndësishme që të hiqni gjithë ujin nga gjethet e sallatës që ajo të rrijë më gjatë në frigorifer. Si ta bëjmë këtë? Shumë thjeshtë: vendosini gjethet e sallatës në një tas qelqi, mbulojini me plasmas kuzhine dhe brenda tyre vendosni një peshqir letre për ti thithur lagështirën.

3. Si të ruani sa më mirë tortën e ngelur

 
Për ta bërë këtë mund të përdorim një truk shumë të thjeshtë: në anët e tortës ku kemi konsumuar  një copë vendosni feta të vogla buke të kapura me kruajtëse dhëmbësh. Në këtë mënyrë anët e tortës nuk thahen.

4. Dëshironi  të dini nëse veza juaj është e freskët?

 
Këtë mund ta kuptoni më një truk të thjeshtë: nëse në një enë me ujë veza juaj noton duke qëndruar pezull ajo është e prishur.

5. Lëvozhgat e vezëve mund të përdoren për kopshtin tuaj.

 
Thërrmojini lëvozhgat e vezëve dhe shpërndajini në kopshtin tuaj, kalciumi që ato përmbajnë ndihmojnë në ushqyerjen e tokës. Edhe në qoftë se ti e kupton se ju keni vezë të prishura në frigorifer (siç përmendet në pikën 4), kjo mund të jetë një ide e mirë për ripërdorimin e tyre!

6. Një tjetër formë për të ushqyer tokën
 
Spërkasni kopshtin me ujin që keni zierë perimet pasi ai është ftohur. Ky ujë përmban shumë ushqyes që çlirohen gjatë zierjes së perimeve dhe mund të përdoret për të ujitur kopshtin.

7. Për të nxjerrë më shumë lëng nga limoni.

 
Para se ta prisni limonin  vendoseni në një vend të ashpër dhe ushtroni forcën e dorës mbi të duke e rrokullisur në të gjitha anët. Një tjetër metodë është dhe lënia e tij në diell në mënyrë qi ti zbuten fibrat. Më pas kur ta shihni të arsyeshme priteni dhe shtrydheni për ti nxjerrë lëngun.

8. Ngrini barishtet në vaj.

 
Kjo është një mënyrë e ruajtjes së bimëve gjatë gjithë vitit, madje edhe jashtë sezonit. Ti ngrish  atë në vaj ulliri është një mënyrë e mirë në vend që ti mbani në frigorifer.

9. Si të pastroni frutat duke përdorur një recetë të thjeshtë.

 
Blini një shishe të vogël spray pastaj mbusheni i atë me një gotë me ujë, një lugë gjelle lëng limoni të freskët dhe një lugë gjelle sode buke. Tundeni fort në mënyrë që përzierja të bëhet homogjene. Është shumë e rëndësishme higjiena e ushqimit, edhe në qoftë se ju konsumoni produkte organike.
Artikulli paraprakFudbollistët e Kombëtares në Xhami – Hoxhë Metush Memedi (VIDEO)
Artikulli vijuesSi të zgjidhni furçat për të pastruar?