UEFA shqyrton kërkesën e FFK-s për pranim

Një super lajm vjen nga mediat e huaja. Kosova mund të bëhet anëtare e UEFA-s pas vetëm dy ditësh.
Është UEFA e cila do ta shqyrtojë kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për aplikim në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që mbahet të enjten në Malta.

Ka qenë vetë sekretari gjeneral i UEFA-s, Gianni Infantino ai që e ka dhënë një informatë të tillë. “E kemi në agjendë për ta shqyrtuar aplikacionin e Kosovës”, kan thënë Infantino, shkruan ‘theolympian.com’, përcjell GazetaOlle.com.

Sipas këtij sajti Kosova mund të bëhet anëtare e UEFA-s, në muajin mars të vitit të ardhshëm, kur mbahet Kongresi i UEFA-s, në Hungari.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në lidhje me këtë tha. “Vullneti i UEFA-s është që të gjejë një zgjidhje për problemin e Kosovës”.

“Me përkrahjen edhe të FIFA-s, Kosova mund të nis kualifikimet për Kupën e Botës, në shtator të vitit të ardhshëm”, mbyllet shkrimi i ‘theolympian.com’, shkruan GazetaOlle.com.

Edhe mediat tjera kanë shkruar sot se kërkesa e Kosovës për anëtarësim do të shqyrtohet të enjten, derisa pranimi pritet të ndodh në mars.

Vokrri bashkë me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihun, ndodhen në Maltë, ku janë ftuar nga UEFA ditë më parë.

Artikulli paraprakKuvajt: Shtatë të dënuar me vdekje për sulm në xhami
Artikulli vijuesShoqata Humanitare "RELIEF" bën grumbullimin e Kurbanëve