Vaji i ullirit, ‘ari i lëngshëm’, ngadalëson plakjen qelizore

Kundër dhimbjeve: “Efekt i vetëm anësor” i vajit të ullirit është rreziku më i vogël nga infarkti, Alzheimeri, karcinoma, ndërsa 50 ml vaj ulliri kanë efekt sa 200 mg ibuprofren. Nëse vuani nga dhimbjet kronike, në vend të ilaçeve, të cilat gjatë përdorimit më afatgjatë mund të kenë shumë efekte anësore, dhimbjen mund ta mposhtni me vaj ulliri. Duke iu falënderuar antioksidanteve polifenoleve, ky “ar i lëngshëm” ka veçori të forta kundërimflamatore dhe është efikas edhe tek artriti. Vetëm 50 ml vaj ulliri, rreth tri lugë e gjysmë, ka efektin e njëjtë kundër dhimbjeve në nyja si tableta e ibuprofenit prej 200 mg dhe nëse e pini çdo ditë, për dallim nga ilaçet nuk i dëmton nyejt.

Pas përdorimit më të gjatë ilaçet kundërtin flamatore josteroide si ibuprofeni dëmtojnë indin e nyjeve, ndërsa më së shumti dëmtime përjetojnë nyjet e ijëve. Acetaminofeni nuk dëmton nyjat, por helmimi me acetaminofen është shkaktari më i madh i dështimit akut të mëlçisë. Që vaji i ullirit të jetë sa më i mirë, zgjidheni sa më të freskët, i cili është më së paku i përpunuar, vaj ulliri ekstra i virgjër, me shtypje të ftohët në shishe të vogla dhe të errëta.
Përveç që do të lehtësojë dhimbjen si tableta, vaji i ullirit është i shkëlqyeshëm edhe si kompresë. Ngroheni pak dhe të vakët përdoreni për masazh në vendin që ju dhemb. Acidet e pangopura yndyrore nga vaji ekstra i virgjër ruajnë nga plakja edhe neuronet dhe forcojnë punën e trurit. Por edhe qelizat tjera plaken më ngadalë sepse vaji është i pasur me vitaminat A, D, K dhe E, të cilat ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira.
Përdoreni sa më shumë vajin e ullirit. Në vend të errët dhe të ftohët shishja e pahapur e vajit të ullirit mund të qëndrojë deri në dy vjet. Kur ta hapni shishen shpenzojeni vajin për disa muaj.
Shija më e fortë nënkupton më shumë polifenole të dobishme. Secili vaj ulliri ka sasinë e njëjtë të yndyrave dhe kolesterinës dhe rreth 120 kalori për lugë. Ushqimi mesdhetar i bazuar në vaj ulliri lidhet me shkallën më të ulët të kancerit dhe rrezikut nga sëmundjet e zemrës, si dhe sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit.
Për fërgim megjithatë ka fituar “vetëm” medaljen e argjendtë. – Kur nxehet sipër pikës së tymosjes, vajrat fillojnë të prodhojnë avuj helmues dhe radikale të lira të dëmshme. Pika e tymosjes së vajit të rrepës është 95 gradë, e vajit të misrit dhe vajit të virgjër të ullirit është 160 gradë, ndërsa vaji ekstra i virgjër i ullirit mund të durojë deri në 200 gradë celsius. Prandaj, për fërgim më i mirë është vaji i palmës.
Me truk edhe ëmbëlsirat bëhen luftëtare kundër plakjes. – Në receta tre të katërtat e gjalpit ose vajin e rrepës zëvendësojeni me vaj ulliri ekstra të virgjër. Me këtë truk të vogël, i cili vlen për të gjitha ushqimet, ëmbëlsirat dhe bukën, do të reduktoni sasinë e kalorive, yndyrave të ngopura dhe kolesterinës së keqe. Edhe për sallata përdorni vaj ulliri.
(a.k/Koha/kohaislame

Artikulli paraprakSulm fizik ndaj Riberyt
Artikulli vijuesPërse na krijoi Allahu? Ç`është adhurimi?