‘Vala’ e largon përfundimisht kodin telefonik +377

Telekomi i Kosovës edhe zyrtarisht e ka larguar nga përdorimi kodin telefonik +383.Kjo është bërë e ditur përmes disa mesazheve që “Vala” i ka dërguar konsumatorëve.

“Konsumator i nderuar, Kodi i vjeter +377 tash e tutje nuk është funksional. Ju lutem ta përdorin kodin e ri shtetëror +383. Vala është e Kosovës”, thuhet në këtë mesazh dërguar konsumtarorëve.

Kujtojmë se “Vala”, ishte dënuar me 10 mijë euro gjobë për vonesat në largimin e kodit të vjetër telefonik.Kodi +377 i përkiste shtetit të Monakos./Kumti.com

Artikulli paraprakBrnabiq: Taksa duhet të hiqet, por nuk besoj që Haradinaj e heq
Artikulli vijuesPolicia: Kushdo që e njeh këtë person të lajmërohet në stacionin më të afërt