Varfëria e përgjithshme në Kosovë 29.2 për qind

Varfëria vazhdon të mbetet problem shqetësues për shoqërinë kosovare. Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, thuhet se 29.2 për qind është varfëria e përgjithshme, ndërkaq varfëria ekstreme është 8.2 për qind.

Burimi kryesor i të ardhurave të ekonomive familjare janë pagat. Por, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe humanitare, konsiderojnë se niveli i varfërisë është më i lartë, se sa që paraqitet me shifra zyrtare.

Feride Hyseni, sekretare e përgjithshme në Kryqin e Kuq të Kosovës, thotë se gjendja në terren është tejet shqetësuese, sa i përket varfërisë në vend, sepse sipas saj, varfëria është duke u rritur dhe jo duke u zvogëluar.

Megjithatë, ajo thekson se kjo shoqatë kohë pas kohe, ndihmon familjet me gjëra ushqimore dhe higjienike, por kërkesat e tyre janë më të mëdha se sa mundësitë ekzistuese.

Kryqi i Kuq i Kosovës ka të evidentuara mbi 17 mijë familje që ndihmon herë pas here, e që 80 për qind e prej tyre nuk gëzojnë as asistencë sociale.

“Ne bazohemi në familje që kanë numër më të madh të anëtarëve, kanë fëmijë, pleq, ku kanë telashe të tjera. Mund të them se 80 për qind të familjeve që ndihmojmë ne, nuk gëzojnë asnjë të ardhur, do të thotë se as nuk punojnë dhe as nuk kanë ndonjë ndihmë tjetër”, bën të ditur Hyseni.

Përveç familjeve që ndihmon Kryqi i Kuq, janë edhe 31 mijë familje të tjera, të cilat marrin asistencë sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Shuma që marrin këto familje është nga 40 deri në 80 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes.kohaislame

Artikulli paraprakVarfëria e përgjithshme në Kosovë 29.2 për qind
Artikulli vijuesBayern, skuadra më e shtrenjtë në botë