Vdes gazetari Naim Haxhosaj

Gazetari Naim Haxhosaj ka vdekur mbrëmjen e sontme.

Haxhosaj ka qenë gazetar në Jeta në Kosovë, në gazetën “Koha” dhe së fundi ka qenë i punësuar në një dyqan në Deçan.

Gazetari Haxhosaj kishte dhënë kontribut të lartë në gazetarinë hulumtuese dhe ishte një punëtor dhe aktivist i pashoq për shoqërinë.

Lajmi për vdekjen e Haxhosajt është kumtuar nga miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”./Kumti.com

 

Artikulli paraprakLojtari i Milanit shuplakë gjyqtarit në birë të veshit
Artikulli vijuesKurti, Thaçit: Nëse nuk ndalesh, të presin protesta masive