Veseli LDK-së: Mos i fërkoni duart sepse nuk do të na gjejë asgjë nga Gjykata Speciale

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka bërë një thirrje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se kot po i fërkon duart.

Pas takimi koordinues të Dialogut Kosovës-Serbi, Veseli duke folur për mospjesëmarrjen e LDK-së dhe VV-së në këto takime ka thënë se LDK që 20 vjet po i fërkon duar, por e ka me kot se nuk i frikësohen as Gjykatës Speciale dhe nuk do gabojnë askund, shkruan Indeksonline.

“Sot filluan takimet e rregullta, kemi thënë do të ketë transparencë para qytetarëve dhe Institucioneve. Ky është takimi i parë i zhvilluar pas takimit të parë të zhvilluar të delegacionit shtetëror në këtë vit. Ka vetëm një vendimmarrje, ajo është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB.

Siç duket LDK po e dinë se nuk është rendi i zgjedhjeve dhe sa më shumë po flasim për procesin e dialogut ata po e intensifikojnë edhe më shumë çështjen e procesit zgjedhor si një mënyrë për të fituar politikisht ndaj neve që jemi në procesin e dialogut. Unë kisha thënë se është mirë të marrin përgjegjësi dhe të mos mendojnë shumë kur është momenti për vendimmarrjet e rëndësishmet ë vendit. Është kuvendi i Kosovës që do të vendos për çdo vendimmarrje të marrë nga ekipi negociator. Kam dhe një thirrje për LDK-në: Mos i fërkoni duart se mbarojë duke i fërkuar duart që 20 vite, nuk do na gjejë asgjë, as nga Gjykata Speciale dhe nuk e kemi në plan të gabojmë kot po i fërkon duar. Shkojmë në reformën zgjedhore dhe t’i pranojë zgjedhjet, se çdo herë bën VLAN e Ç’VLAN duke mos i pranuar rezultatet e zgjedhjeve”, ka thënë Veseli./Indeksonline/

Artikulli paraprakE rrallë: Edi Rama emëron veten në krye të MPJ-së, por Cakaj do ta ushtroi detyrën
Artikulli vijuesThaçi nuk ua dorëzon dokumentet e bisedimeve