VIDEO: Duhani – shqetësim serioz

Konsumimi i duhanit është një ves i shpeshtë. Kjo më së miri dëshmohet nëpër rrugë dhe lokale të qytetit ku vërehet pjesa dërrmuese e të rinjve që tymosin. Sipas specialistit internist në repartin e mushkërive, Xhevdet Bexhetit, duhani shkakton dëmtime të mëdha në organizëm duke çuar edhe në kancer.

Sa konsumojnë duhan, qytetarët e Tetovës?

Sipas disa hulumtimeve, në Maqedoni një e treta e popullsisë janë duhanpirës, një shifër që paraqet shqetësim tejet serioz duke bërë që Maqedonia të jetë lidere në rajon. Ndryshe, fillimi i janarit shënon përvjetorin e 52 të raportit të parë amerikan për rreziqet që shkakton duhanpirja.

Artikulli paraprakBllof apo bombë? Ja si gëzon Koreja e Veriut për bombën-H
Artikulli vijues"Pushtimi i Spanjës nga muslimanët ka ndriçuar Europën"