Vrasja e Leart Ademit (19 vjeçari nga Shkupi) – Reagon Imami Bekir Halimi (video)

Ngjarja tragjike që ka ndodhur të diellën në mbrëmje ka tronditur opinionin, kishte reagime të njëpasnjëshme nga fytyrat publike, edhe Imami nga Shkupi Bekir Halimi në ligjeratën e tij javore që mbahen në Xhaminë e hatunxhukit ka reaguar në lidhje me këtë rast tragjik,

“Kjo që ndodhi mbrëmë (nuk është me rëndësi se kush është) janë duke u shpeshtu, sot është ky djalë i ri, nesër mund të i ndodhë ndonjë tjetrit që është këtu mes nesh”

Më tej hoxha thotë: “E kemi të qartë se gjendja në të cilën gjendemi është përplot trauma përplot strese përplot vështirësi, mirëpo edhe në gjendjen më të keqe me qenë nuk arsyetohet veprimi i vrasjes”.

Hoxha mes tjerash këshilloi prindërit që ti kontrollojnë xhepat e fëmijëve si dhe tha thika është e ndaluar për ta mbajt një i ri, për ta dëgjuar reagimin e plotë klikoni më poshtë tek videoja:

Artikulli paraprakVrasësi i Leartit do përgjigjet për lëndime trupore, jo për vrasje
Artikulli vijuesDejan Lluqiç: Paramendoni nëse një armatë islamike do të arrinte në Shqipëri me 20 mijë luftëtarë të cilët do të prisnin koka