Zgjedhjet në Ramazan?!

Ramadan Ramadani

Pasi shumë po pyesin se çka u bë tash me muhabetet për ramazanin pasi u shtynë zgjedhjet për 5 qershor: hëna e re e muajit ramazan pritet me 6 ashtu që nëse jena gjallë e shëndosh me 5 vonë ka vetëm syfyr dhe dikush gëzim e dikush ikje dhe hidhërim. Por, për krejt keqpërdorimin dhe keqpërmendjen e muajit të ramazanit për politika ndryshuese dhe si e pamë dibiduse vlen tua përcjelli një anekdotë të një dijetari të madh shkupjan Bekir Sadak, rahmet pastë, i cili njihet si rithemelues i studimeve islame në Turqi ku ka ikur nga represioni jugosllav monist. Ate një herë e pyet një student kot dhe si duket vetëm me qëllim të parashtrimit të sa më shumë pyetjeve: hoxho a ban me hy në deti në ramazan? “Ban evlad ban, vetëm s’ban deti me t hy ty në ramazan!” përgjigjet ai.

Artikulli paraprakLëvizja BESA – Butel: Sa metra KRYQ në Butel ka kushtuar shqiponja ilegale në Çair?
Artikulli vijuesBesoj në Zot, nuk e dëmtoj askënd, Kaq (video)