Zoran Zaev, të martën viziton Kosovën

Skoplje, 17. oktobra 2017 - Premijer Makedonije Zoran Zaev na konferenciji za novinaer nakon plenarnog panela na Samitu 100 lidera. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bb

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, të martën pritet ta vizitojë Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Nesër e mirëpres Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, si shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të vendit tonë dhe Republikës së Maqedonisë”.Haradinaj ka shkruar se ka bindje “se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet tona, duke avancuar në të gjitha temat, pavarësisht se sa mund të jenë të ndjeshme ato”.“Si Kryeministër i vendit, do të përfaqësoj denjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, kurse qytetarët e vendit duhet të na japin hapësirën dhe respektin e nevojshëm që ne t’i thellojmë këto raporte dypalëshe”, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetin shoqëror “Facebook”

Artikulli paraprakBekim Jashari,kryetar i ri i Skenderajit
Artikulli vijuesMarrëveshja, Kosovë-Gjermani i sjellë Kosovës 12 milionë e 950 mijë euro.