Dubai: ITU, kush do ta beje qeverisjen globale të internetit

Debatet mbi qeverisjen globale të internetit pritet të dominojnë një konferencë 12 ditore të Unionit Ndëkrombëtar të Telekomunikacionit (ITU), duke filluar nga e hëna në Dubai.

Sekretari i Përgjithshëm i ITU-së, Hamadoun Toure tha se konferenca ka për qëllim që të ripërtërijë një traktat detyrues global të telekomunikacioneve.

Disa vende duan ta kufizojnë pushtetin e ICANN, kompanisë amerikane që koordinon aspektet teknike të internetit.

Ata pritet që ta shtyjnë ITU-në- Agjencinë e Kombeve të Bashkuara që koordinon sistemet telefonike të botët – që të marrë përsipër qeverisjen e internetit.

Këty hyjnë qeveritë që duan të tatimojnë transmetimin ndërkufitar të të dhënave, si dhe regjimet autoritare që duan më shumë kontroll mbi internetin.

Në anën tjetër të debatit gjenden Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, si dhe kompanitë si Google, që kundërshtojnë kufizime të reja në internet.

Artikulli paraprakSot, 20 vjet nga dërgimi i SMS-it të parë
Artikulli vijuesEgjipt: Gjykata nuk do ta mbikëqyrë referendumin e 15 dhjetorit