Islami në prag të Portës së Lartë I

Islami në prag të Portës së Lartë I

Nuk duhet që duke e lavdëruar një perandori të mundohemi ta mbrojmë Islamin. Islami është i pastër nga të tillët! Gabim shumë i madh i muslimanëve të sotshëm është që mundohen ta arsyetojnë vërtetësinë e Islamit me veprat muslimane. Islami mbrohet ashtu si jemi urdhëruar nga Profeti Muhammed (s.a.v.s.) duke iu përmbajtur dhe mburur me Kur’anin dhe sunnetin e tij e jo me vepra tjera njerëzore! Aq më keq kur disa thonë se janë nip të atyre, kështu duke qenë të pavetëdijshëm se në të njëjtën kohë pranojnë të jenë edhe nip rusë apo moldav e sllav në përgjithësi, mbase dihet se po t`i kemi ne gjysh ata, gjyshet tona do ishin sllave nga haremet e tyre. Më keq kjo kur edhe do ishim të gjithë pasardhës jashtë kurore!

Kërkoj ndjesë për ata që duke i ikur realitetit mundohen të bëhen muslimanë psudofilë, përderisa Islami është i pastër nga këto. Qëllimet politike janë jashtë Islamit! Lajkat gjithmonë shpiejnë në humbje sepse gjithmonë janë në itinerar të gabuar. Ajo që thuhet zë vendin e vërtetësisë vetëm nëse nga e tashmja vlen si e pastër. Fundja nëse jemi të dyshimtë mbi këto realitete, dyshimit i duhet larguar, se ajo çon në haram. Histori e Islamit është vetëm ajo që është e shkruar në Kur’an dhe sira e profetit (s.a.v.s)  dhe asgjë tjetër pos saj nuk duhet marrë për shqytë në mbrojtje të Islamit.  Askujt nuk i duhet përkulur dhe asgjë nuk duhet marrë për ledhe në mbështetje,sepse çdo njeri është i vdekshëm para të qenit i gabueshëm dhe çdo kështjellë mund të rrezohet, para të qenit në vend të gabuar e ndërtuar.  Mos lejoni që në zemrat tuaja të ndërtohen kështjella që vendin se kanë aty dhe mos lejoni që kështjellat tuaja sosh të tilla të jenë mburojë për të tjerët , se ju jeni të vdekshëm… po aq dhe i gabueshëm. Mos i bëni të tjerët  ta pranojnë islamin tuaj, por islami lejoni që të tjerët t`i pranojë të pastër nga shtytja juaj! 

Lutjet qofshin çdo ditë që të jemi larg dhe sa më prapa në kohë me Islamin tonë, se i vërteti është vetëm ai i pari. Para se ta hidhni një gur në themelin e pallatit tuaj të xhenetit hedhnja një të tillë shejtanit, kjo do të jetë më e thellë…ju nuk do të rrëzoheni, gjunjëzimin do e keni vetëm para Allahut, përkulja nuk do ju gjejë në vdekje për mëkatin.

Mos shikoni dritën ta gjeni kokëlartë ajo është diku në tokë, vetëm kur balli t`ju rrënqethet nën zërin e dënesjës dhe vetëm kur sytë tuaj ujitin tokën, që të tjerët të mbijnë …

Hapni një kapitull të ri në zemrën tuaj të ta ushqeni pastër mendjen që t`ju ndrijë rrugën, se veten do e gjeni vetëm kokëulur, sa më ulur, lartësia është vetëm për Atë, ju atje jeni të humbur!  Nuk janë muslimanët të pranuar, por feja e vetme e pranuar tek Ai është Islami! Mundohuni që Islamin ta keni nga ajo që ju urdhërohet e mos u beni nga ata që urdherojnë .  Juve ju lejohet vetëm…  Urdhëroni për të mirë dhe ndaloni nga e keqja!

Për të qenë i pranuar në shoqëri duhet të shtireni si të mirë. Ky është një skenar i pranuar nga vetë ju, por ama i pamohueshëm si një përcaktim .

 

Autori është student i mjekësisë në Universitetin Hacettepe të Ankarasë dhe student i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

Egzon AVDULLAHI

 

*Qëndrimet e paraqitura në artikull, janë opinioni i autorit dhe jo domosdoshmërisht edhe qëndrime të redaksisë kohaislame.com.

Artikulli paraprakPenez: Vrasja e Arafatit gabim i rëndë
Artikulli vijuesParis, protesta marramendëse kundër martesave gay