Mbrëmja famëkeqe e maturës dhe maturantët

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton askush tjetër të adhurohet përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi a.s. është rob dhe i dërguar i Tij.

Mbrëmja e maturës haram.

Në këto ditë pranvere kur toka ka zbuluar bukurit e saj, pemët kanë filluar frytet e tyre, çdo gjë ka lulëzuar dhe toka është gjelbëruar, tani çdo gjë është zbukuruar, por zemrat tona të ndryshkura ende janë në injorancën e thellë duke vazhduar.
Tani janë ditët ndër me të kobshme te vitit, nuk ka ditë te këqija por njerëzit e neveritshëm i bëjnë edhe ditët e neveritura, njerëzit e mallkuar i bëjnë edhe ditët e mallkuara, njerëzit e prishur i prishin edhe ditët e mira.
Tani gjatë këtyre ditëve motrat apo vajzat tona, vëllezërit apo djemtë tan kanë përfunduar shkollën e mesme dhe duan që përfundimisht ti festojnë ne mënyrën më të mirë të mundshme gjithë ato vite të kaluara, ne një natë që nuk ka asgjë tjetër pos se hidhërim të All-llahut dhe duke pasur frikë se mos po ndodh ndonjë dënim eventual nga All-llahu i Lartësuar dhe duke pas parasysh se atë çka e dimë për vete duhet tua mësojmë dhe tua tregojmë të tjerëve, nuk munda të bëhem rehat pa i shkruar shumë fjalë të cilat gjenden në zemrën time, më të cilat dua që të ju drejtohem të gjithëve e në veçanti atyre që këto ditë janë pjesë e festimeve dhe pjesë e mbrëmjeve të ndryshme e nder to pjesë e mbrëmjes së maturës.
Nuk ka asgjë në këtë botë e që nuk është cekur në Kur’an dhe ai Kur’ani është fjala më e mirë, më e besueshme dhe plotësisht e vërtetë, pasi që është nga All-llahu i Lartësuar nga Krijuesi i çdo gjëje, nuk ka asgjë në këtë botë e që nuk është lejuar apo ndaluar nga All-llahu i Madhëruar ne Kur’an direkt apo indirekt dhe dëshiroi që atë që e dijë për vete tua them sot juve që në ditën e Gjykimit sa do pak të kam me çka të dal para All-llahut.
Mbrëmja e maturës është haram pa pikë diskutimi mirëpo për ta vërtetuar plotësisht kam vendosur të shkruaj gjatë dhe sa me qartë që të mundem. Gjithë ato vite shkollë sigurisht kanë qenë të gjata por ja ikën shpejt dhe përfunduan edhe unë do të shkruaj gjatë por për ata që dëshirojnë të lexojnë dhe ta dinë rendësin dhe vlerën e kësaj teme është gjatë por kalon shpejtë sikur vitet shkollore.
Këtë temë e emërova më titullin *Mbrëmja famëkeqe e maturës dhe maturantët* më qellim që të njihemi qartë se për ku do të nisemi dhe për çfarë bëhet fjalë, pasi që ne esenc mbrëmja e maturës është njera nder netet më famëkeqe të vitit andaj edhe e kam emruar ashtu, nuk do ta zgjas më tepër në këtë pjesë vetëm dua të ju kujtoi së për ta vërtetuar se mbrëmja e maturës është haram më plotë kuptimin e fjalës, kam vendosur të shkruaj për pikat më të ndijshme të cilat janë prezente në ato ditë konkretisht në mbrëmjen e maturës, duke i komentuar dhe duke vendosur ajete dhe hadithe të cilat lidhen më këtë tem. E ato janë:
1. Shpenzimet
2. Përzierja mes dy gjinive
3. Lakuriqësia
4. Muzika
5. Alkooli
6. Amoraliteti etj…

*Shpenzimet*

Prej dukurive negative dhe nder të këqijat kryesore të mbrëmjes se maturës është shpenzimi i pasurisë në diçka të humbur, shpenzimi i pasurisë në haram, shpenzimi i pasurisë aty ku nuk është i kënaqur All-llahu. Duhet pasur frikë-respekt ndaj All-llahut i Cili na furnizon dhe më furnizimin e Tij i shkelim ligjet e Tij mjerë për ne po mizor që jemi.
Muhamedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Nuk lëvizin këmbët e birit të Ademit Ditën e Kijametit derisa nuk pyetet për pesë gjëra: për jetën, ku dhe si ka jetuar; për rinin ku e ka kaluar; për pasurinë ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe çka ka vepruar me diturinë e tij”. [Tirmidhi] ,
Këto 5 gjëra të pestat lidhen direkt apo indirekt më temën që po e shtjellojmë, All-llahu i Lartësuar në ditën e Gjykimit do të na pyes shumëçka , kur të pyetni nga All-llahu i Lartësuar për pasurin nga e keni fituar dhe ku e keni shpenzuar, si do të përgjigjeni vallë?, All-llahu nuk i bën padrejtësi askujt, njerëzit janë ata të cilët i bëjnë padrejtësi vetës së tyre.
Shpenzimet e mbrëmjes së maturës janë më se paku 50 euro deri në shpenzimet marramendëse 300 e 500 euro, për çfarë për ta hidhëruar All-llahun dhe për ta mbushur konton tuaj më gjynahe dhe për ta kënaq komandantin suprem tuajin, shejtanin e mallkuar. Po ti shpenzonit ju o maturant vetëm nga 1 euro për Nënat, për Baballarët apo për ndonjë të afërm tuaj, ose po ta ndihmonit një jetim apo një te varfër qoftë edhe më 1 euro kjo do të ishte punë e shumë e mirë dhe e madhe për ju ne ditën e Gjykimit, sikur ti blinit diç nënave të juaja e ti gëzonit ato, do ta gëzonit edhe All-llahun e Lartësuar, dhe pastaj do të pasonin lutjet dhe urimet e nënave për atë çka do ti ofronit, por jo jam shumë i sigurt që shumica e nënave i mallkojnë bijtë dhe bijat e tyre kur ta marrin rrugën për në mbrëmjen e maturës, dhe bashkë më mallkimin e nënës shkon edhe mallkimi i Engjujve dhe mallkimi i All-llahut. All-llahu në Kur’an thotë: “Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut.
Ata do të shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, e madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në Xhehennem”. (El-Enfal: 36).
All-llahu na ruajt prej
njerëzve të tillë, sigurisht dhe pa pik diskutimi shpenzimet e mbrëmjes se maturës do të jenë dëshprim për ju që nga momenti i vdekjes, në periudhën e varrit, ne ditën e Gjykimit dhe në Xhehenem banor të cilit janë ata që i shkelin ligjet e All-llahut dhe nuk pendohen.

O maturant mos shpenzoni pasurinë në rrugën e shejtanit, mos e hidhëroni All-llahun dhe keni shumë kujdes qe mos ta meritoni dënimin e Tij pasi që Ai i Madhëruari nuk i kapërcen kufijtë e Tij. All-llahu ju udhëzoftë!

*Përzierja e dy gjinve*

S’ka dyshim se prej harameve të maturës është përzierja e dy gjinive, qëndrimi se bashku në një vend,vallëzimi, këndimi etj…All-llahu i Lartësuar nuk e lejon qëndrimin në një vend meshkuj dhe femra pasi qe e ka ndaluar një gjë të tillë, All-llahu në Kur’an na tregon qartazi që nuk duhet të vetmohemi më gjininë e kundërt ja ajeti konkret:
“Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe. (Isra; 32).
All-llahu i Lartësuar e ka ndaluar afrimin tek çdo rrugë që na shpie në zina e rruga kryesore për te zinaja është përzierja e gjinive dhe të vetmuarit me ta ose me to. – Transmetohet nga Usame ibn Zejd se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë: “Nuk kam lënë pas meje fitne (sprovë) më të madhe se sa fitneja (sprova) e grave”.
Kështu që besoi është e qartë për të gjithë se bashkimi dhe përzierja e meshkujve dhe femrave qon ne lajthitje, ne humbje,ne devijimin e rrugës së Xhennetit, përzierja e meshkujve dhe femrave qon ne hidhërimin e All-llahut, All-llahu është i Mëshirshëm dhe duron shumë, megjithatë Ai nuk i shkel kufijtë e Tij dhe duhet ditur që All-llahu është më i Mëshirshëm për ne, se sa nëna për fëmijën e saj të posa lindur, mirëpo edhe për All-llahun ka kufij dhe pas hidhërimit të All-llahut pason dënimi, e All-llahu na faltë dhe na ruajt nga dënimet të cilat vijnë shkak i mëkateve të haramgjive.
Pra ti vëlla i dashur dhe motër e nderuar dije që mbrëmja e maturës është haram vetëm ne bashkimin e gjinive e lere më ti shikojmë haramet e radhës të cilat janë prezente atë natë apo atë mbrëmje mature, do të shohim ne vazhdim se cilat janë dukurit tjera negative të mbrëmjes së maturës pasi pozitive ska asnjë fatkeqësisht, mirëpo mos harroni që mbrëmja e maturës është haram dhe e ndaluar për ju rreptësishtë vetëm pse bashkohen meshkuj dhe femra ne një vend pa shikuar anët negative tjera. Keni frik All-llahun dhe kujtoni dënimin e Tij!

*Lakuriqësia*

Nder dëmet dhe te këqijat më të mëdha të mbrëmjes së maturës është zhveshja ekstreme, lakuriqësia e cila shpie direkt në amoralitet, e All-llahu nuk i do mizoret dhe ata që i përbuzin fjalët e Tij, All-llahu i Lartësuar ne Kur’an Thotë:
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë mbulesat e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” [Ahzab, 59].
O motra të nderuara që dëshironi të jeni pjes e hidhërimit të All-llahut ato ditë apo atë natë të kobshme, kujtoni fjalët e All-llahut dhe mos shkoni në hidhërimin e Tij pasi që Ai ju urdhëron që të mbuloheni ne mënyrë që të jeni të devotshme dhe stolit tuaja t’ia zbuloni vetëm burrit tuaj nëse doni kënaqësinë dhe shpërblimin e All-llahut.
-All-llahu i madhëruar thotë:
”Ata të cilët dëshirojnë që tek besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër.” [En-Nur, 19].
Pra sot ne këto ditë të përfundimit të shkollës së mesme, njerëz më një mëndje të tillë ka shumë, nder ta janë prinderit,drejtorët,profesorët dhe bashkë më ta edhe nxënësit të cilët urdhërojën, shkojnë dhe i afrohen më plotë-dëshirë dhe vullnet rrugës së amoralitetit.
-Ka thënë All-llahu i Lartësuar: “Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij…” [El-Ahzab, 33].
E ju o motra a mendoni ndoj herë për All-llahun, për mirësitë që ua ka dhënë, për begatit që ju furnizon apo vetëm keni vendosur ta hidhëroni All-llahun krijuesin tonë dhe të çdo gjëje vetëm mos harroni se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe pas çdo hidhërimi vjen dënimi. – Transmetohet nga Ebu Hurejra [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë: ” Zinaja e syve është shikimi, zinaja e veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e dorës është prekja, dhe zinaja e këmbës janë hapat.”[Buhariu dhe Muslimi].
O vëlla i dashur dhe motër e respektuar ki frik All-llahun ku do që të jesh, largoje vetën nga shikimi haram, dëgjimi haram, të folurit haram, të prekurit haram dhe të ecurit në haram, dije o vëlla dhe motër se shikimi i All-llahut në ty është më i shpejtë sesa shikimi yt në haram.
Në mbrëmjen e maturës çdo gjë që bëhet është haram, a dëshironi që mbrëmja e maturës të bëhet shkak që të mos mund ta shikoni All-llahun në Xhennet, a dëshironi ta shihni All-llahun më sytë tuaj? A dëshironi ta dëgjoni zërin e All-llahut më veshtë tuaj? Sigurisht që po, e kjo do të ndodhë në Xhennet, por dijeni se më sytë tuaj që shikoni haram nuk mund ta shihni Madhërinë e All-llahut, dhe veshtë tuaj të cilët dëgjojnë haram nuk mund ta dëgjojnë zërin e All-llahut, goja juaj që flet haram nuk mund ti shijoj begatit e Xhennetit, duart tuaja të cilat prekin haram, nuk mund ti prekin bukurit e Xhennetit dhe këmbët tuaja më të cilat ecni në haram, nuk mund të ecin drejtë portave të Xhennetit.
Për ato femra që e zbulojnë trupin e tyre dhe për ata meshkuj të cilët shikojnë trupin e femrave të huaja nuk ka vend në Xhennet , vendtubim dhe vendtakim i tyre do të jetë zjarri i Xhehnnemit i ndezur fortë, lëndë djegie i të cilit janë gurtë dh
e njerëzit.

All-llahu na ruajt dhe na bëft haram Xhehnemin! Pra mos harroni vëllezër dhe motra se mbrëmja e maturës bëhet edhe më haram pasi që pas përzierjes se dy gjinive është prezente edhe lakuriqësia ekstreme e femrave me ç’rast është haram i madh të qëndrohet dhe të shkohet ne një vend të tillë, dëshironi kënaqësinë e All-llahut, thoni jo mbrëmjes së maturës!

*Muzika*

Ndër haramet e mbrëmjes së maturës është edhe muzika, pjesë përbërëse e asaj mbrëmje famëkeqe… dëgjimi i muzikës është haram në mas të vogël dhe në mas të madhe, e pa dyshim se dëgjimi i muzikës në mbrëmjen e maturës është i tepërt dhe nuk ka dyshim se ajo që është e ndaluar në shumës është e ndaluar edhe në njëjës, ajo që është e ndaluar në shumicë është e ndaluar edhe në pakicë, kështu që muzika është haram dhe mbrëmja e maturës bëhet edhe më haram kur në kuadër të saj është edhe muzika. –
I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: ” Nga Ummeti im, me siguri do të ketë prej atyre që do t´a bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore”.
Kështu që dijeni se muzika është haram, është tingull i shejtanit, instrumentet muzikore janë vegla të shejtanit, shumë të qarta i kemi edhe ajetet Kur’anore, ku All-llahu thotë: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje.
Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.” (Lukman, 6). dhe ne një ajet tjetër All-llahu i Lartësuar po ashtu thotë: “Dhe me alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët e tu thirri ata, përzieju më ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata). [Isra 64-65].
Një gjë dijeni vëllezër dhe motra se muzika është kënaqësi momentale për trurin, ndërsa është shkatërruese e përjetshme për zemrën, në atë zemër që e ka zënë vendin muzika aty nuk ka vend për Kur’an dhe zemra pa Kur’an është e vdekur, All-llahu na ruajt prej zëmrave të tilla.
Pasi qe edhe muzika është pjesë e mbrëmjes se maturës atëherë harami shtohet edhe më shumë ne atë natë, kështu që ju vëllezër dhe motra mendoni dhe vendosni vetë se çfarë do të bëni nëse ende nuk keni vendosur , por edhe nëse keni vendosur ndaluni meditoni dhe shqyrtojeni mirë rastin dhe vendosni për të ardhmen tuaj të ndritur ne Xhennet ose për të ardhmen tuaj të zymtë ne Xhehennem All-llahu na ruajt prej zjarrit të Tij. Mendoni…!

*Alkooli*

Nëna, nëna, nënaaa e të gjitha të këqijave është alkooli. All-llahu në ditën e Gjykimit nuk do ta shikoi atë njeri që konsumon Alkool.
Mjerë për ata të cilët marrin pjesë ne një vendtubim ne të cilin harxhohet pasuria pa kufij, ne të cilin janë të dy gjinitë e përziera,ne të cilin femrat janë të zhveshura gjysmëlakuriq apo nëse mund të shprehem kështu nuk ka ku shkon më lakuriq, mjerë për ata të cilët marrin pjesë ne vendtubime ku këndohet dhe transmetohet muzikë çfarë do qoftë ajo, mjerë për ata që marrin pjesë ne atë vend ku pihet Alkooli dhe mjerë për ata meq pas alkoolit bëhet amoralitet dhe çdo vepër tjetër e shëmtuar. –
All-llahu [subhanehu ve teala] e ka ndaluar alkoolin dhe ka thënë:
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar”. (El-Maide: 90).
pra vëllezër dhe motra e kuptuat se çfar ka thënë All-llahu në Kur’an nëse doni të jeni të shpëtuar largojuni vendit ku pihet Alkooli dhe ku bëhen vepra të ndyta. – Në një hadith: Ibni Umeri radijall-llahu anhu transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thënë: “Gjithçka që deh është alkool, ndërsa çdo lloj alkooli është haram!” po ashtu ne një transmetim tjetër vërtetohet edhe më shumë hadithi paraprak, nga: Kajs b. Sa’d b.
Ubade radijall-llahu anhu transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam se ka thënë: “Gjithçka që deh është alkool (hamër), ndërsa çdo lloj alkooli është haram dhe largohuni nga vera prej misri!” (Verën prej misri e bënin abisinasit dhe quhej “el-gubejra.”)
Prej shenjave të vogla të Kijametit është edhe kjo ku ka thënë Muhamedi a.s.: “Njerëzit e umetit tim do të pinë verë ndërsa do ta quajnë më emra të ndryshëm”. Kështu që në ditët e sotme jemi të njohur më dhjetëra qindra lloje të pijeve alkoolike që të gjitha janë haram pasi ajo që është e ndaluar ne shumicë është e ndaluar edhe ne pakicë.
E kur mbrëmjes se maturës i bashkëngjitet edhe alkooli aty nuk mbetët gjë tjetër pa u bërë, ka të atillë që thonë se nuk pihet alkool dhe nuk lejojnë alkool, unë e dijë shumë mirë dhe kam dëshmitar të shumtë për këtë që nxënësit se bashku më profesorët e tyre pinë pije alkoolike pa kontroll e çka mbetët pas alkoolit për tu bërë , sigurisht që nuk ka vepër të ndyrë e që nuk bëhet më pas.
Mendohuni mirë se për ku do të niseni o “Maturant” mos harroni që rruga juaj mund të jetë e pa kthim, ndërsa takimi me All-llahun veç është afruar, a keni guxim të takoheni më All-llahun e Lartësuar të mbushur më gjynahe dhe që asnjëherë balli juaj se ka puthur tokën dhe zemrat tuaja kurrë nuk i janë nënshtruar All-llahut të Lartësuar sigurisht që kurrë nuk është vonë për tu kthyer ne rrugën e drejtë, por ndaluni tani dhe kthehuni që tani, All-llahu ju udhëzoftë o ju që e keni poshtëruar personalitetin tuaj njerëzor keni frikë All-llahun dhe ne vendimet tuaja mos të merr pjes shejtani i mallkuar!

*Amoraliteti*

Sigurisht që pas të gjitha atyre që i cekëm më lartë nuk na mbetët asgjë tjetër pos që të flasim edhe pak rreth amoralitetit (zinas).
Për ta përmbushur kulminacionin e mekëtëve ne mbrëmjen e maturës, pasi që është harxhuar gjithë ajo pasuri për një natë të tillë, pasi që shansi i “mirë” nuk përsëritët, pasi që të dy gjinitë janë së bashku dhe femrat më veshje provokuese-ekstreme të përziera më meshkuj të dehur po edhe të atillë kinse të dehur pasojnë pjesë të amoralitetit çfarë do lloj qofshin…, ato vajza dhe ata djem që e mohojnë këtë çka e kam shkruar e përsëris hadithin prapë edhe në këtë pjesë edhe një herë – Transmetohet nga Ebu Hurejra [RadijAllahu Anhu] se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:” Zinaja e syve është shikimi, zinaja e veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e dorës është prekja, dhe zinaja e këmbës janë hapat.”
këto 5 pika janë të përfshira ne mbrëmjen e maturës të cilave nuk mund të ju ikësh vetëm nëse e braktisni dhe nuk shkoni fare ne mbrëmje, për ndryshe ju do të jeni pjesë e këtyre pikave, nuk është më rendësi se sa nga këto pika janë praktik tëk ju, mjafton ne hidhërimin e All-llahut vetëm një prej tyre.
Dua prap që ti cek fjalët e All-llahut në Kur’an ku thotë: “Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe. (Isra; 32).
Dhe kurrsesi mos ju afroni, as rrugëve të amoralitetit e lëre më të afroheni në amoralitet, afrimi ne amoralitet është mu në atë çast kur vendosni që të merrni pjesë në mbrëmjen e maturës, ndërsa pjesëmarrja e juaj aty është çdo sekondë amoralitet më sy, më veshë,më gjuhë,më duar,dhe më këmbë, All-llahu na ruajt prej shpirtrave të tillë.
Pra mëkatet më të mëdha bëhen në atë natë, dhe nuk ka pikë diskutimi se ajo natë është haram. Dijeni vëllezër dhe motra se prej nisjes tuaj në atë vend të poshtër, nuk jeni nën mbrojtjen e All-llahut, nuk jeni nën rahmetin e All-llahut, por jeni më hidhërimin e All-llahut tej mase, saqë duhet keni frikë nga ndonjë dënim çfarëdo qoftë ai, nëse në një vend bëhen të gjitha mëkatet e mundshme dhe në atë vend nuk zbret ndonjë dënim, dijeni që All-llahu pret a ka ndonjë njeri që kërkon faljen e Tij, a ka ndonjë njeri që dëshiron të pendohet sinqerisht dhe ti kthehet All-llahut një herë e përgjithmonë, por edhe nëse nuk dënoheni në këtë dynja, dënimi i botës se ardhme është i pashmangshëm dhe Xhehnnemi do të jetë vend i atyre që nuk e njohën All-llahun dhe që shkuan pas shejtanit të mallkuar, përpos atyre që do All-llahu, Ai është i Urtë dhe nuk i bënë zullum askujt, ju jeni zullumqarë të së ardhmes tuaj.
Nese shkoni ne atë vend të mallkuar pa dyshimë se do të krenoheni më pjesëmarrjen tuaj dhe do të tregoni për qastet tuaja të kaluara atje e All-llahu nuk i do ata të cilët krenohen më mekatet e tyre. Ju lus nga zemra mendohuni mirë para se të merrni rrugë, All-llahu ju udhëzoftë , dhe inshAll-llah nuk do të jeni pjesë e kënaqësive të shejtanit dhe pjesë e hidhërimit të All-llahut!

– O maturant të mjerë

A shihni ju o maturant! apo në sytë tuaj gjenden perdet e shejtanit…! O maturant ju a dëgjoni! apo në veshtë tuaj ka urinuar shejtani i mallkuar. Për çfarë po zbukuroheni o maturant? Për çfarë po festoni o të mjerë maturant?… 12,13 vite shkollë, 12,13 vite mësim , mësimi është ibadet, mirëpo ibadetin tuaj po e kurorëzoni në mënyrë të gabuar, në mënyrë të ndaluar më të cilën do ta hidhëroni All-llahun tepër, gjithë këto vite shkollë ju sot dëshironi që të festoni diçka që është e ndaluar, gjithë ato vite më sjellje të mira, gjithë ato vite më nota të mira e sot kulminacionin e viteve të kaluara do ta përfundoni në mënyrë të gabuar, mendohuni mirë para se ta hidhëroni All-llahun, dhe dijeni që pas hidhërimit të All-llahut zbret dënimi i Tij.
Kam dëgjuar njerëz te cilët thonë se, do të shkoi në mbrëmje për shkak të shoqërisë, për mos më u nda nga shoqëria, për mos më i shkëput lidhjet më shoqëri!
E në fund të fundit kur të ju vij vdekja shoqëria juaj ose vijnë ose nuk vijnë fare në varrimin tuaj edhe nëse vijnë do të ju mbartin mbi supet e tyre deri tek varri dhe do te ikin më nxitim pa ju përshëndetur fare, e ti o maturant i mjerë i cili je nisur më ato mendime duke mos iu ndarë shoqërisë, kujto ato ditë në të cilat shoqëria jote do të braktisin ty dhe do te ikin nga ti, ti o maturant i cili për dëshirë të familjes e ke bërë nijet që të nisesh për ne atë vend të mallkuar kujto ato ditë të varri yt kur edhe familja do të braktisin, e ti do të mbetesh vetëm e vetëm më veprat tua, më ty do të mbetët vetëm mbrëmja famëkeqe e maturës dhe çdo gjë çka ke punuar mirë apo keq, ti o maturant sot po nisesh për të festuar përfundimin e disa viteve shkollimi, po nisesh më i shfry epshet dhe t’i plotësosh dëshirat tua dhe të shoqërisë tënde, e a ke menduar se ne të njëjtën kohë po e hidhëron All-llahun tej mase, a ke menduar ndonjëherë që ta kënaqesh All-llahun, apo vetëm që ta hidhërosh, mendohu mirë para se të nisesh atje ne atë vend të mallkuar.
Kujtoni vdekjen ajo ju vjen ne befasi, ajo vjen kur nuk e pritni , kujtojeni qe vdekja mund të ju zë në atë vend të mallkuar e si do të dilni para All-llahut më çfarë fytyre do dilni para All-llahut o maturant të mjerë.
O ju vajza që sot jeni bërë maturante dhe keni vendosur të shkoni ne mbrëmjen famëkeqe të maturës, a jeni ju ato vajza që deri dje patet turp të zhvisheni ne shtëpitë tuaja, a jeni ju ato të cilat deri dje patet turp që të ju shohin baballarët tuaj më rroba të gjumit apo më rroba të shkurta, e çfarë po ndodh më ju sot a jeni ato që keni qenë dje apo keni ndryshuar rrënjësisht, sot po dilni me rroba edhe më të shkurta se rrobat e gjumit, si sot nuk jeni veshur kurrë, sot po dilni me rroba më të tejdukshme që ekzistojnë, por më e keqja sot po dilni para qindra mijëra njerëzve e dje patet turp të dilni para baballarëve tuaj me rroba të gjumit e tani pse kështu, ç’ka ndodhur me ju?
Kur ju kërkonin baballarët tuaj i thoshit prit deri sa të vishem e tash pse po zhvishesh para qindra njerëzve të huaj, kur kërkonin baballarët tuaj një gotë ujë e ju ishit ne veshje te gjumit apo ne veshje të shkurta i thoshit prit deri sa të vishem e ta sjell ujin, dhe kur ju pritonit
të vishni rroba më të gjata nuk prezantonit ne drek më baballarët tuaj fare e pse ju sot i cakërroni gotat më dhjetra meshkuj, e tani të stër-zhveshura më veshje ekstreme dhe të tejdukshme, a jeni ju ato që ishit dje? nuk mund të besoi dhe nuk mund ta imagjinoi çfarë ka ndodhur më ju pse dje ashtu e sot krejt ndryshe?

Ohhh maturant të mjerë keni frik All-llahun, keni frik Zotin tuaj që ju furnizon vazhdimisht, keni frik Zotin tuaj I Cili po ju lejon që ta shihni dritën e Tij, dhe të merrni frymë ne ajrin e Tij, Keni frik All-llahun i Cili po ju lejon të ecni lirëshem mbi Token e Tij e sa mizor që jeni dhe kurrë nuk e kujtoni as që e falënderoni All-llahun dhe nuk tregoni aspak frikë-respekt për Të.
Nëse dikush ju ndihmon diçka ju sigurisht do ta falënderoni dhe do ta respektoni shumë , e All-llahu Krijuesi juaj dhe i çdo gjëje ua ka dhënë të gjitha u ka sjell në këtë botë, u ka dhënë shikimin , dëgjimin , shijimin, këmbët duart dhe çdo gjë në mënyrë të përsosur e ku janë falënderimet tuaja ndaj All-llahut për gjitha këto të mira që Ai i Madhëruari u ka dhuruar, ato nuk ekzistojnë fare po ç’është më e keqja as nuk keni frikë ndaj All-llahut, pasi që po i shkelni ligjet e Tij dhe nuk po shkoni rrugës së Tij, edhe mbrëmja e maturës është shkelje e ligjeve të All-llahut, pasi që është haram dhe e ndaluar organizimi pjesëmarrja e të gjitha që qojnë ne atë mbrëmje, por ja prapëseprapë All-llahu po na len të jetojmë në tokën e Tij.
Oooh sa mizor që jemi ne nuk e njohim All-llahun pos në vështirësi, pos kur jemi ne rrezik, por dijeni se edhe durimi i All-llahut ka kufij, dhe dënimi i Tij është shumë i ashpër, mos e hidhëroni All-llahun, kujdes, kujdes, kujdes ju lutem kujdes! mos e hidhëroni All-llahun që të zbret dënimi i Tij.
Kthejuni Zotit tuaj të pastër si loti të pastruar nga mëkatet duke bërë vepra të mira , kthejuni Zotit tuaj më fytyra të ndritura, më fytyra të përulura, më fytyra të gëzuara dhe keni frikë-respekt ndaj All-llahut që ta fitoni kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij, Xhenetet ne të cilat rrjedhin lumenj e atje ka çka syri s’ka pa, çka veshi s’ka dëgjuar dhe çka mendja s’ka ëndërrua dhe as që mundet ti paramendoj bukurit e Xhenneteve, kthejuni All-llahut më lutje e adhurim para se ti ktheheni të shtrirë ne tokë më qefin, dhe të ju mbulojnë më dhe në token e All-llahut ne të cilën ju e shkelët më mizori më kryelartësi dhe kryeneç vazhdoni por mos harroni se ka mundësi që tani të ju vijë vdekja dhe përfundoi puna juaj e tani janë vetëm fjalet e All-llahut të cilat i ka premtuar ne te cilat nuk ka dyshim, pasi që njerëzit duhet punuar mirë ne këtë dynja që të pushojnë dhe të kënaqen në të ardhmen, ne Xhennet e All-llahut, mendo çka ke përgaditur dhe çfarë po përgadit për të ardhmen tënde, për ahiretin tënd, por dijeni që më mbrëmje të maturës nuk mundeni t’i fitoni Xhenetet e All-llahut por ju më mbrëmjen e maturës po e shkatërroni ahiretin tuaj dhe përfundimisht është nën dijen dhe kontrollin tuaj që të vendosni çfarë do të bëni për të ardhmen tuaj, është e drejtë e juaja që të vendosni për vetën tuaj dhe qe të përgadisni vendin tuaj ne ahiret por prap se prap mos harroni mendohuni mirë para se të vendosni.
Kthejuni All-llahut faqebardhë ashtu siç i ka hije robit të All-llahut, vazhdoni kokëulur ne dynja që ta ngrisni kokën në ahiret dhe mos shkoni kryelartë në dynja pasi që në ahiret do të jeni të përbuzur, të përulur dhe të dënuar më zjarrin e Xhehnemit.
All-llahu na udhëzoftë, All-llahu na drejtoftë, All-llahu na faltë gabimet që i dijmë dhe ato që si dijmë, çdo gjë që ia kam qëlluar është nga All-llahu i Lartësuar dhe çdo gjë që kam gabuar është prej meje dhe prej shejtanit të mallkuar.
Zemra më është mërzitur andaj vendosa të shkruaj gjithë atë çka pata në zemër. Këto fjalë kanë dalur nga zemra dhe shpresoj që të depërtojnë në zemra, pasi që ua dua të mirën si vetës sime, jam Musliman Elhamdulilah, e dua All-llahun, e dua Xhennetin, por dua që edhe ju ta doni All-llahun dhe të informoheni mirë dhe mbarë që ta fitoni kënaqësinë e Tij dhe shpërblimin Xhennetet e Tij.
All-llahu na bëftë prej banorëve të Firdeusit! Amin! Dhe në fund, lus All-llahun e Lartësuar që të mos jeni pjesë e mbrëmjes famëkeqe të maturës, që të jeni rob të All-llahut e jo rob të shejtanit të mallkuar, All-llahu na ruajt dhe na faltë gabimet e kaluara!
Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Beraketuhu
www.sinqeriteti.com/kohaislame

Artikulli paraprakGjëja e shtrenjtë nuk fitohet pa lodhje
Artikulli vijuesKultura e sjelljes ndaj fëmijëve sipas islamit