National Geographic, ka zgjedhur Shqipërinë tek dhjetë zonat më të mira që duhet vizituar

0
257

Pa ndonjë radhitje të caktuar, turistëve iu rekomandohet shkojnë prej Shqipërisë, deri në Santiago të Kilit, pastaj të shohin peizazhet në Oahu në Hawaii, transmeton Kumti.

“Anije të fundosura, thesare të zhytura dhe shpella nënujore tërësisht të paprekura, janë hapësirat e mahnitshme që i presin vizitorët”, është përshkrimi për Shqipërinë.

Bazuar ne përvojat e turistëve, pamjet nga fotografët profesionistë dhe siguria e përgjithshme, magazina kërkon që në vitin 2018 të vizitohen edhe Petra në Jordani dhe Seoraksan në Korenë e Jugut.

Phnom Phen në Kamboxhia, Madagaskari, Ohio e Shteteve të Bashkuara, Sydney në Australi dhe Oaxaca në Meksikë përmbyllin dhjetëshen e rekomandimeve.