Sekretari britanik – Hague i përgjigjet Assadit

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague ka reaguar ndaj deklaratave të Assadit, i cili tha se nuk do të japë dorëheqje dhe e kritikoi Britaninë se po i mbështet luftëtarët e opozitës në konfliktin dyvjeçar vdekjeprurës.

“Ky është një njeri po kryeson këto vrasje, dhe mesazhi për të është se ne Britania dhe populli i saj po dërgon ushqim dhe strehë e batanije për të ndihmuar njerëzit që janë larguar nga shtëpitë e tyre në emër të tij. Ne jemi njerëzit që po dërgojmë pajisje medicinale për t’u kujdesur për njerëzit e lënduar dhe të abuzuar nga ushtarët që punojnë për këtë njeri, presidentin Assad”, u shpreh Hague.

Në një intervistë televizive të gazetës “Sunday Times” të Britanisë, Assad kritikoi Britaninë, duke e quajtur përfshirjen e saj në krizën siriane si “naive dhe “jorealiste”.

“Si mund të presim që të kërkojmë nga Britania të luajë ndonjë rol në konfliktin sirian, kur ajo është e përkushtuar që ta militarizojë problemin? Si mund të kërkohet nga ta që të luajnë një rol në përmirësimin e situatës, si mund të presim që të luajnë ndonjë rol në uljen e dhunës, kur ata dëshirojnë që të dërgojnë pajisje ushtarake për terroristët dhe nuk po përpiqen që të lehtësojnë dialogun ndërmjet sirianëve. Kjo nuk është logjike”, u shpreh Assad.

OKB thotë s enë konfliktin dyvjeçar në Siri deri tash kanë vdekur më shumë se 70 mijë njerëz. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakSiri – Shkon në 106 numri i viktimave në 24 orët e fundit
Artikulli vijuesSinjale nga Rumania për njohjen e Kosovës