Spitali i Mitrovicës pa mjekë

Spitali rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” edhe më tutje përballet me mungesë të madhe të mjekëve, sidomos ka nevojë të madhe për anesteziologë, kirurgë, neonatologë, pediatër, radiologë, urologë, por edhe për Ortopedi dhe Infektive. Mungesë e mjekëve ndihet edhe në qendrat e mjekësisë familjare, shkruan sot, gazeta Zeri.

Shëndetësia e komunës së Mitrovicës edhe më tutje është duke u përballur me probleme të mëdha, e njëra prej tyre është pa dyshim mungesa e mjekëve.

Më këtë problem sidomos përballet spitali rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”, i cili ka nevojë për numër më të madh të mjekëve për të mundur të ofrojë shërbime për qytetarët.

Ka vjet që ky institucion shëndetësor përballet me mungesë të mjekëve dhe për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës kishte ndërmarrë një veprim që të dërgojë mjekë specialistë në spitalin rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por kjo kishte zgjatur vetëm për një kohë, për shkak të shpenzimeve të mëdha, të cilat nuk kishte mundur t’i mbulojë kjo Ministri.

Spitali Rajonal i Mitrovicës funksionon me atë numër të mjekëve që ka aktualisht dhe të cilët pothuajse kanë arritur kohën për të shkuar në pension.

Mitrovica aktualisht ka 20 mjekë që kanë mbaruar studimet, të cilët kërkojnë punë, por asnjë prej tyre nuk mund të punësohet në asnjë institucion shëndetësor në Mitrovicë.

Pos në Spitalin Rajonal, mungesë e madhe e mjekëve ndihet edhe në qendrat e mjekësisë familjare, si dhe me punëtorët shëndetësorë në qendrat ambulatore në lokalitetet shqiptare, të cilët paguhen nga buxheti i komunave veriore.

Kryetari Bahtiri ka vlerësuar në fund se bashkëpunimi midis dy niveleve shëndetësore dhe komunës duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i frytshëm, në mënyrë që të gjitha shërbimet shëndetësore që qytetarët i kërkojnë t’ju ofrohen këtu dhe mos të lejohen të bredhin nëpër qendra të tjera mjekësore…

Artikulli paraprakPunësimi sezonal, “shpëtim” për të rinjtë
Artikulli vijuesRama për Vetingun: Opozita e bllokon, por s’e pengon dot