Mbrojtja e përbashkët evropiane, lind nga një aleancë e pazakontë

FILE - In this Aug. 25, 2008 file picture German Bundeswehr soldiers seen during a training in Seedorf, northern Germany on Aug. 25, 2008. German soldiers traveling to the scene of a deadly firefight with Taliban insurgents accidentally killed six Afghan troops, the Afghan military said Saturday April 3, 2010. Three Germans died in the firefight with the militants. The German central command confirmed Friday's friendly fire incident, but put the number of Afghan casualties at five. The deaths occured amid heavy fighting between German troops and militants near the northern city Kunduz. According to Dapd news agency the soldiers involved in the incident are from the Seedorf 31st Airborn Brigade. (AP Photo/Joerg Sarbach, File)

Mungonin vetëm Irlanda, Portugalia, Malta, Danimarka dhe natyrisht Mbretëria e Bashkuar, e cila është pothuajse jashtë Bashkimit Evropian. Të përfaqësuar nga Ministritë e tyre të Mbrojtjes dhe të Jashtme, shtetet e tjera të BE u mblodhën të gjitha në Bruksel më 13 nëntor, për t’i hapur rrugë fazës së parë të mbrojtjes së përbashkët, në formën e një bashkëpunimi të përhershëm e të strukturuar.

Pothuajse të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, janë angazhuar për të bashkëpunuar në zhvillimin e armëve, materialeve të transportit dhe mjetet kërkimore, duke u hedhur themelet për një industri të përbashkët kërkimore dhe ushtarake, e cila do i jepte Unionit një “autonomi strategjike”, nga Shtetet e Bashkuara.

Situata nuk do të ndryshojë menjëherë. Do të duhen vite para se të kalohet nga qëllimet, tek faktet. Në çdo rast, më Atlanticistët në mesin e vendeve evropiane, si Holanda apo Polonia, sot janë pjesë e një kauze të përbashkët me ata vende, si Franca dhe tani edhe Gjermania, që bëjnë thirrje për krijimin e një mbrojtje Evropiane, një kusht thelbësor për transformimin e BE-së në një aktor kryesor politik, në skenën ndërkombëtare.

Një përgjegjës i vetëm

Vijat ndarëse, të vjetra po aq sa edhe vetë Unioni, duket se janë fshirë, apo kapërcyer në muajt e fundit. E gjithë kjo ka një përgjegjës të vetëm: Donald Trumpin.

Duke vënë në dyshim automatizmin e solidaritetit mes vendeve të Aleancës së Atlantikut dhe duke mbjellë kaos në diplomacinë e SHBA, presidenti më i pazakontë amerikan ka bindur aleatët më besnikë evropianë, se nuk mund t’i besojnë më Uashingtonit.

Ombrella amerikane natyrisht është mbyllur, pikërisht në momentin kur shtetet evropiane shohin daljen e Mbretërisë së Bashkuar, një prej fuqive unike ushtarake të Unionit (bashkë me Francën), dhe gjenden përballë krizave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Donald Trumpi ka përshpejtuar një proces që i ka mundësuar Emmanuel Macronit që të bindë kollaj Angela Merkelin, se ka ardhur momenti për të ribërë Unionin, dhe kjo kalon pashmangshmërisht nga një mbrojtje e përbashkët.

Shpejtësia me të cilën kemi mbërritur në këtë zgjidhje është edhe më e habitshme, po të mendojmë se sot, Franca dhe Gjermania u propozojnë partnerëve të tyre që të përparojnë në fusha të tjera me interes të përbashkët, përtej mbrojtjes, jo duke kërkuar unanimitet, por secili me ritmin e vet, duke krijuar në këtë optikë, sisteme të përhershme bashkëpunimi, lindja e të cilëve parashikohet prej traktateve. / Nga Bernard Guetta

Artikulli paraprakBizneset kosovare në hall nga ryshfeti
Artikulli vijuesDnV e gatshme t’i monitorojë zgjedhjet e nesërme