The Economist: Cili është kombi më i persekutuar i botës?

Cili është kombi më i persekutuar i botës?
Gazeta prestigjioze britanike, The Economist, sqaron se minoriteti musliman në Myanmar është më i persekutuari në botë.
ARKAMI ishte vetëm 12 vjet kur pa të atin e tij të rrahur dhe të goditur nga fqinjët e tij budistë, arsyeja, kishte qenë vetëm sepse babai i tij ishte praktikues i Islamit ndërsa fqinjët fanatikë sulmonin dhe ndalonin praktimin e fesë Islame.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin perëndimor të Myanmarit, Rakhine, banuar kryesisht nga minoriteti musliman, rohingët (rohingya).
Tani 18 vjeçar, Arkami jeton në një kontenjer modest të kryeqytetit malejzian, Kuala Lumpur. Ai e ndan jetën sëbashku me 7 rohingë tjerë, të gjithë refugjatë të shpërngulur në Malejzi. Pavarësisht se ajri në kontenjerët e tyre kutërbon  nga ujërat e zeza, përgjithësisht ai plotëson kushtet e pastërtisë dhe jetesës.
Arkami ka rrezikuar shumë derisa ka shkelur Malejzinë. Pak para një viti ai i hipi një anije pa e ditur për pasojat që do vinin pas. I pangrënë dhe i etur, ai udhëtoi 12-ditë nga Gjiri i Bengalit deri në Tajlandë. Prej 1100 njerëzve në dy anije, Arkami është dëshmitar i katër vdekjeve, kush prej sëmundjeve, e kush tjetër prej histerisë duke u hudhur në det të hapur. Pasi arritjes në breg dhe pagesës prej 6000 ringitave ($1,600), ai u la në mëshirë të fatit mes xhunglës, ku i duheshin edhe gati një muaj ecje, për të arritur në Malejzi.
Shoku i Arkamit, Ashan, 20, sqaron një histori të ngjashme të persekutimit të rohingave. Një ditë, babai dhe vëllai i tij i madh shkuan në xhami për të falë namazin afër shtëpisë në Rakhine, por ata s’u kthyen kurrë. Para 18 muajsh një turmë budistësh i vunë zjarrin lagjes, ku ai me disa persona tjerë shpëtuan falë notit përmes lumit duke mbrirë në Bangladesh. Trafikantët pa dëshirën e tij, e morën në anijen. Prej 200 udhëtarëve, diku 8-9 veta u zhdukën, ndërsa në fund edhe ai rrezikoi jetën pasi nuk kishte të holla të paguajë trafikantët. Vetëm prej ndihmës së disa prej shokëve të tij, që nxorën 3500 ringitë, ai mbeti gjallë.
Histori të ngjashme ka shumë, andaj rohingët mund të quhen minoriteti më i persekutuar në botë. Ata s’kanë mundësi të marrin shtetësinë evMyanmarit, por as edhe të ndonjë shteti tjetër. Arkami dhe Ashani janë vetëm dy prej shumë refugjatëve të këtij komuniteti që tani jetojnë në Tajlandë, Maljezi ose Indonezi. Vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, 25,000 rohingë kanë braktisur vatrat e tyre për tu shpërngulur në vendet e lartëpërmendura. Deri tani, Malejzia numëron 100.000 të tillë, pasi ndan me këtë komunitet kulturë dhe fe të njejtë. Mirëpo shumë prej tyre nuk arrijnë destinacionin, për shkak të keqtrajtimeve nga ana e trafikantëve.
Qindra të tjera kanë emigruar në jug të Bangladeshit, regjioni i njohur si Cox’s Bazzar. Një 50-vjeçare rohingase, Toheba Khatun, tregon historinë e saj të dhimbshe sesi është detyruar të largohet, pasi ushtria e Birmanisë e ndëshkoi burrin e saj me punë të pavullnetshme, duke e lënë të pangrënë dhe të papaguar.  Kështu që ata mblodhën çfarë kishin dhe ikën për në Bangladesh.
Zonja Khatun shqetësohet për fatin e të bijës, 14 vjeçe, edhe ajo e shpërngulur, por në vend tjetër prej saj, në Malejzi, pasi nuk e ka dëgjuar zërin e saj prej 2 muajsh. Malejzia është shtet që nuk u jep status social refugjatëve dhe emigrantëve, nuk kanë të drejta shkollimi dhe të drejtë pune, por sëpaku, siç thotë Arkami dhe Ashani, ata e dinë se kur bijnë të flejnë, nesër do zgjohen gjallë. Mjaft që të mos u shkojë mendja të rikthehen në Rakhina.
 
Viktima, Viktima, Viktima…
 
 
Islami ka gjasë të ketë ardhë në mbretërinë e pavarur të Arakanit (sot Rakhina), diku pak para shekullit të 8-të. Fillimisht ata ishin tregtarë dhe udhëtarë që tregtonin në oqeanin indian, ndërsa më pas, krijuan edhe vendimbanimet e tyre atje. Deri në fund të shekullit të XVIII-të, ky vend sundohej nga muslimanët, pasi më pas ushtria birmaneze mori krahinën nën kontrollin e saj. Në vitin 1825, Rakhina u pushtua nga konolizatorët britanikë, të cilët gjithashtu kishin nën pushtet edhe Bangladeshin.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo krahinë pësoi invazionin japonez, ndërsa vetëm në vitin 1948 shpalli pavarësinë nga britanezët, duke ndryshuar emrin nga Birmania në Myanmar.
Nga 135 minoritete të njohura në shtetin e ri të Myanmarit, vetëm rohingëve nuk u njihet e drejta e shtetësisë, bile as e drejta e minoritetit, duke i dhënë shkas shpërnguljeve në masë në vitet 1990 nga Myanmari. Gjatë viteve 90-ta, sipas raportuesve janë shpërngulur 200.000 rohingë nga Myanmari.
 
Kërkuesit e International State Crime Initiative (ISCI), theksojnë se krimet ndaj muslimanëve në Myanmar shpesh kanë qenë të organizuara politikisht, duke u mbështetur edhe nga murgjit budistë, si pretekst për të “pastruar” shtetin e tyre nga “ekspansioni Islam”.
 
Profesori Penny Green nga ISCI, thekson se pastrimi etnik i 2012 ishte një hap nga çfarë ne do e quanim “process të gjenocidit”. Historikisht, kjo në vendet tjera ka filluar ngjashëm me stigmatizimin, për të mbaruar me izolimin, ngacmimin dhe shkelje sistematike të të drejtave civile. “Deri tani, Myanmari ka “plotësuar” 4 prej 5 pikave për ta quajtuar aktin e tyre kundër rohingave gjenocid, por s’duhet të çuditemi kur edhe akti i 5 të ndodhë së shpejti”, thekson profesori Green, edhepse qeveria e Myanmarit e mohon një gjë të tillë.
 
Pavarësisht vrasjeve dhe persekutimeve, rohingët mbesin një popull pacifik, dhe rajoni i tyre nuk mund të bëhet si Çeçenia ose Kashmiri. Kjo mbështetur edhe nga eksperti i Islamit, norvegjezi Thomas Hegghammer, i cili thekson se “militantët islamik nuk shkojnë atje ku ka vuajtje, por atje ku muslimanët luftojnë”. Rakhina sot ka shumë vrasje, por nuk është fushëbetejë dhe e dyta, kufijtë e Mzanmarit kontrollohen mjaft mire nga ushtria vendase.
 
Për rohingët, alternative e luftës është shpërngulja. 
 
Përktheu nga anglishtja, Fitim Dika.
Artikulli paraprak10 përfitimet që kemi nga agjërimi
Artikulli vijuesHaradinajt i kthehet pasaporta, gjatë ditës pritet të vijë në Kosovë