Jeta dhe veprimtaria e Sulltan Sulejman Kanuniut (pjesa I)

0
214

Sulltan Sylejman Kanuniu, i cili doli në fron me 30 shtator të vitit 1520, ishte i vetmi djalë që i mbeti gjallë Javuz Sulltan Selimit dhe që lindi në vitin 1494 nga Hafsa Sulltania në kohën kurë Javuz Selimi gjendej në Trabzon si sanxhak bej. Sylejmani fëmijërinë e kalon në Trabzon ku mëson shkencat e lindjes dhe merr të gjitha njohuritë e islamit. Në vitin 1508 ai bëhet sanxhak bej i Shebin Karahisarit dhe po atë vit i Bolu-s. Më pas në vitin 1509 emërohet si sanxhak bej i Kefe-s. Në vitin 1512, kur i ati bëhet Sulltan, Sylejmani vjen në Stamboll dhe në vitin 1513 emërohet sanxhak bej i Manisës. Këtu ai qëndron deri në vitin 1520 kur edhe del në fron. Disa historianë atë e quajnë edhe si Sylejmani i 2-të për arsye të Emir Sylejmanit, i cili në periudhën e fetretit, pra të periudhës së ndërmjetme, qëndroi në fron si Sulltan. Por në perëndim Sylejmani njihet më tepër si Sylejmani Madhështorë (Madhërishëm) ose Turku i Madh. Kurse në dekumetet e shkruara të periudhës Osmane, ai njihet më tepër si Sulltani Ligjvënës (Kanuni).

Kur Sulltan Sylejmani i Madhërishëm doli në fron nuk e largon nga detyra veziri azamin (kryeministrin e sotëm) Piri Mehmet Pashain por, kërkon që ai të vazhdojë me detyrë. Me propozimin e tij ai e suprimon ligjin që kishte vënë i ati i tij për ndalimin e importit të pëlhurave nga Irani që tregtoheshin në Bursë dhe Halep. Ky veprim i tij bëri që tek prodhuesit dhe tregtarët Osman të fitojë respekt. Po ashtu edhe ndaj jeniçerëve kur doli në fron u sjell dorëlëshuar.

Në kundërshtim me të atin Javuz Sulltan Selimin, i cili e grumbulluar tërë autoritetin tek ai, Sylejmani mbajti marrëdhënie të mira bashkëpunimi me ata që kishte afër dhe me kryeministrat.

Sulltan Sylejmani i Madhërishëm gjatë 46 vjetëve të sulltanatit të tij 13 herë doli në fushata luftarake. Në historinë e shkruar osmane Ibrahim Pashai ishte kryeministri që është përmendur me epitet “i vlefshmi” dhe “i përmbajturi” dhe që i vuri vulën periudhës së parë të Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Fushata e parë ushtarake që ndërmori Sulltan Sylejmani i Madhërishëm ishte ajo e 29 gushtit të vitit 1521, e cila përfundoi me marrjen e kalave të Beogradit, fitore kjo që i dha Sylejmanit titullin “Ngadhënjimtarit të Beogradit”. Kurse fushata e dyt e madhe ishte ajo e korrikut të vitit 1522 ku ai i eliminoi Kalorësit e Rodosit që bëheshin pengesë e lidhjes me rrugën detare të Osmanëve me Anadollin e Egjiptin. Ai kështu e bashkëngjiti ishullin tokave osmane. Sulltanati i Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm që vazhdoi për 46 vjet mund të ndahet në dy periudha themelore. Periudha e parë fillon në janar të vitit 1532 kur ai në kundërshtim me hierarkinë e burokracisë Osmane emëron si kryeministër të shtetit Osman Ibrahim Pashain. Historianët thonë se në këtë emërim ndikoi shoqëria që pati Sylejmani me të gjatë kohës kur kishte qenë si princ trashëgimtar në Manisa. Këtë afërsi Sulltan Sylejmani e tregoi duke e martuar Ibrahim Pashain me të motrën e tij Hatixhe Sulltanen. Po ashtu ai i dhuroi Ibrahim Pashait një pallat në Sheshin e Kuajve (At Meydani).

Dasma e Ibrahim Pashait me motrën e Sulltanit zgjati prej 22 majit deri më 5 qershor të vitit 1524 dhe kur gjatë kësaj periudhe më 28 maj lindi edhe princi Selim kjo bëhet shkak që të mendohet se kjo martesë ishte e mbarë. Mirëpo Ahmet Pashai, i cili mendonte se iu është cenuar e drejta nga që duke qenë kryeministër u dërgua si prefekt në Egjipt proteston dhe në janar të vitit 1524 në Kajro ngre krye kundër Sulltanit Osman.

Kështu 2 muaj pas martesës Ibrahim Pashait, i cili tani ishte kryeministër, iu dha detyrë për të shtypur kryengritjen në Egjipt. Këtu Ibrahim Pashai korri një sukses të madh dhe pasi vendosi qetësinë e cila do të vazhdonte 1 shekull, thirret në Stamboll për të shtypur kryengritjen e jeniçerëve. Edhe kjo kryengritje shtypet në mars të vitit 1525. Vitin që vjen me 29 gusht në Mohaç ushtrisë hungareze i shkaktohet një humbje e madhe dhe vritet mbreti Lajosh. Kështu qendra e Shtetit të Hungarisë, Budini (Budapesti) bie në dorë të osmanlinjve. Kjo ishte fushata e tretë e Sulltan Sylejmanit. Ndërsa fushata e katërt e sulltanit ndërmerret kundër Vjenës më 1529 dhe në këtë fushatë Ibrahim Pashait i ngarkohet detyra e kryekomandantit të ushtrisë dhe si bejlerbej i Rumelisë. Ushtria osmane e përbërë prej 120 mijë ushtarësh e rrethon Vjenën. Ushtria osmane e kishte si traditë që fushatat ushtarake ti fillonte në fund të prillit dhe të kthehej në vjeshtë para fillimit të dimrit. Edhe kësaj radhe ajo hoqi rrethimin në tetor dhe kthehet në Stamboll. Këtë radhë osmanlinjtë kishin mbërritur në pikën e fundit më të largët në perëndim. Fushatën e pestë, e cila njihet me emrin fushata e Gjermanisë, Sylejmani e kryen përsëri me Ibrahim Pashain. Si përfundim i kësaj fushate arshiduku i Austrisë Ferdinandi, i cili po luftonte me mbretinë e Hungarisë Janosh Zapoljan për fron detyrohet ti paguaj haraç Sylejmanit në tokat të cilat ishin pronë e tyre.

Fushata e pestë bëhet në Iran. Ushtria osmane niset nga Stambolli në tetor të vitit 1533 për të luftuar kundër djalit të Shah Ismailit, Tahmaspit, i cili kishte hipur në fron pas vdekjes së të atit. Në nëntor të vitit 1534 Bagdadi dhe rajoni i Vanit i bashkëngjiten tokave osmane. Pas kësaj lufte Ibrahim Pashai në vitin 1536 kthehet në Stamboll dhe me intriga të Hyrem Sulltanes ai mbytet edhe pse Sulltan Sylejmani e donte shumë. Pas Ibrahim Pashait që do të përmendet me emrin “i vrarë” për Sulltan Sylejmanin do të fillojë periudha e dytë.

Veçoria e periudhës së parë ishte se Shteti Osman arrin kufijtë e tij më të gjëra. Ndërkohë Barbarosi vjen në Stamboll dhe vihet në krye të flotës osmane. Pas kësaj në Detin Mesdhe fillon periudha e supremacisë së flotës osmane. Aktivitetet e osmanlinjve nuk kufizohen vetëm në Detin Mesdhepor edhe në Gjirin e Basras, Detin e Kuq dhe brigjet e Afrikës Veriore. Në vitin 1538 me 25 shtator flota Osmane i shkakton një humbje të madhe flotës së kryqtarëve në Prevezë. Me Francën nënshkruhet një marrëveshje tregtare për të formuar aleancë kundër Habsburgëve që sundonin në Austri.

Fushatën e 7-të Sulltan Sylejmani i Madhërishëm e bëri në Moldavi, një pjesë e së cilës e bashkëngjit tokleve Osmane. Kur austriakët e rrethojnë Budapestin me 1541 Sylejmani bëri fushatën e tij të 8-të në Hungari. Ai e merr për së dyti Budapestin dhe Hungarinë e shndërron në një provincë Osmane të përbërë prej 12 sanxhakësh. Sylejmani fushatën e tij të 9-të e bën në vitin 1543 në Estregon dhe me austriakët ai bën një marrëveshje paqësore për 5 vjet.

Kur në vitin 1544 princi Elkas Mirza që kishte filluar një kryengritje kundër Shahut të Safavive, Tahmasput strehohet në Shtetin Osman në vitin 1548 Sulltan Sylejmani ndërmerr fushatën e 10-të kundër Iranit. Në këtë fushatë ai merr Tebrizin, Vanin dhe Gjeorgjinë të cilat i bashkëngjit tokave Osmane. Në vitin 1551 ushtria Osmane e komanduar nga bejlerbeu i Rumelisë (që më vonë do marrë emrin Sokullu) nuk arrin të marrë ndonjë përfundim të prerë, prandaj fushata hungareze lihet në pritje. Pas kësaj Sulltan Sylejmani në vitin 1553 ndërmerr fushatën e tretë kundër Iranit që për të do të ishte fushata e 12-të. G
jatë kësaj fushate si rezultat i intrigave të Hyrem Sulltanes vriten princat Mustafa i lindur nga një nën tjetër dhe djali i vogël Xhihangiri. Djali tjetër i Sylejmanit, Bejaziti ikën në Iran por edhe ai nën presionet e Sulltan Sylejmanit vritet së basku me djemtë e vet. Kështu Selimit i hapet rruga për në fron. Në fushatën e fundit përsëri në Iran nënshkruhet marrëveshja e Amasjas dhe pas kësaj midis shtetit Osman dhe Iranit vendoset një status quo.

Në vitin 1566 Sylejmani ndërmerr përsëri fushatë e cila për të do të ishte e 13-ta dhe e fundit. Ajo bëhet në Zigetvar por me 7 shtator të vitit 1566 Sulltan Sylejmani vdes. Sokullu Mehmet Pashai e merr Zigetvarin me 8 shtator por fsheh vdekjen e Sulltanit. Me 30 shtator të vitit 1566 Sulltan Selimi i 2-të del në fron. Në kohën e Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm Shteti Osman arriti pikën më të lartë të zhvillimit në fushat politike, ushtarake dhe kulturore. Në shkëlqimin e kësaj periudhe kontribuojnë edhe arkitekt Sinani, poeti Baki, miniaturisti Nigari, shkencëtari i fesë Ebu Suud si dhe kapitenët si Piri Reisi dhe Barbarosi.

Në punishten e topave të shtetit Osman derdhen topat 20-22 tonësh. Portet e Bririt të Artë dhe të Gallatasë shndërrohen në portet më të gjalla të Detit Mesdhe. Në kohën e Sulltan Sylejmanit janë ndërtuar shumë ura, ujësjellës, xhami, karvansaraje, banja turke e spitale që arritën ti rezistojnë kohës deri në ditët e sotme. Midis këtyre veprave më madhështore është xhamia e Sylejmanijes me bibliotekën e saj të cilat akoma shërbejnë edhe sot./njihvetveten