Turqia, 2 miliardë dollarë nga eksporti i lajthive në 2016

Furnizuesi më i madh në botë i lajthisë, Turqia, vitin e kaluar ka regjistruar të ardhura prej gati dy miliardë dollarë, deklaroi kreu i Asociacionit të eksportuesve të lajthive, Edip Sevinc, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për AA të enjten, Sevinc tha se eksportuesit nga Turqia vitin e kaluar kanë shënuar të hyra prej 1.98 miliardë dollarë nga shitja e 227.556 tonelatave lajthi, kryesisht në Itali, Francë dhe Gjermani, shtete këto me industri të zhvilluar ushqimore për përpunimin e lajthive.

Nga shkaku i rënies së vlerës së lirës turke kundrejt dollarit amerikan që ka bërë mallrat turke të jenë më të lira për klientët jashtë vendit, të ardhurat e Turqisë nga eksporti i lajthive shënuan një rënie krahasuar me vitin paraprak, pasi vëllimi i eksportit nuk ka pësuar ndryshime të ndishme.

Sevinc sqaroi se të hyrat e Trurqisë nga industria a lajthisë në vitin 2015 ka qenë rreth 2.83 miliardë dollarë, më konkretisht nga shitja e 240.137 tonelatave lajthi.

Në vitin 2016 Turqia ka eksportuar 173.770 ton lajthi në vendet e BE-së duke përfituar rreth 1.51 miliard dollarë, flasin të dhënat e shoqatës së Eksportuesve të Detit të Zi.

Turqia llogaritet prodhuesja e 75 përqind të lajthive në rrafsh global.Anadolu Agency (AA)

Artikulli paraprakLunaçek kërkon që BE t’i bëjë presion Serbisë
Artikulli vijuesEuronews: Haradinaj po udhëtonte me pasaportë diplomatike