Vdes viktima e brutalitetit të policisë në SHBA

0
91

Viktima më e njohur në botë e brutalitetit të policisë dhe simboli i problemeve racore në Amerikë, 47-vjeçari Rodney King u gjet i vdekur. Sipas medieve amerikane trupi i Kingut u gjet nga e fejuara e tij.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet. E King kishte dalë në ballinat e medieve në vitin 1991. Zezaku i ri, i liruar me kusht, ishte ndalë në Los Angeles për ngasje të shpejtë. Dhuna që policia ushtroi mbi të u incizua nga kamera e një banori nga ndërtesat e afërta. Procesi gjyqësor kundër policëve përfundoi më 29 prill 1992. Vendimi për shfajësimin e tyre shkaktoi zemërim te bashkësia e zezakëve në Los Angeles, duke shkaktuar trazira katërditore më të dhunshmet në këtë qytet. Gjatë këtyre trazirave kishin vdekur 55, ndërsa u lënduan pothuajse 2400 persona, e dëmi vlerësohej në 1 miliard dollarë. Protesta ishin ndalë vetëm pas intervenimit të ushtrisë. Duke folur para 20 vjetorit të kësaj ngjarjeje, King kishte thënë se racizmi ende duhet të sfidohet./koha/kohaislame