1 milion protestues në Çeçeni

Rreth 1 milion protestues janë grumbulluar në kryeqytetin çeçen Grozni të cilët kanë protestuar kundër provokimeve me rastin e botimit të karikaturave të profetit Muhamed. Rreth 1 milion njerëz, jo vetëm qytetar të Çeçenisë, por edhe të republikave tjera të Kaukazit, duke përfshirë edhe priftërinjtë ortodoks janë bashkangjitur protestës. Njëri nga sloganet ishte     ” Dhuna nuk është mënyra”, flet se si nuk duhet përgjigjur në provokimet e dërguara myslimanëve të mbarë botës me rastin e botimit të karikaturës së profetit Muhamed. Protestuesit janë tubuar afër xhamisë më të madhe në Rusi.

Kryetari i Këshillit të myftinjve të Rusisë, Ravil Gajnudin, ka thënë se vendet perëndimore i hedhin vlerat familjare dhe shpirtërore. ” Duhet vlerësuar vlerat tona shpirtërore dhe familjare si dhe traditën familjare. Duhet të ndërtojmë edhe vendin tone shpirtëror…”, ka thënë Gajnudin. Grozni nuk ishte i vetmi vend në të cilin janë tubuar protestuesit. Më shumë se dhjetë mijë protestues janë grumbulluar edhe në kryeqytetin e Republikës së Ingushetisë, Magas për të protestuar kundër fyerjeve të profetit Muhamed. Protestuesit kanë shpreh pakënaqësinë me ekstremistët të cilët po përpiqen të fitojnë në pakënaqësinë e tyre njëjtë sikurse ndaj revistave të cilët përpiqen të shkaktojnë provokime, gjoja duke mbrojt lirinë e shprehjes nga ekstremistët. Charlie Hebdo, revistën të cilin e lexojnë rreth 60 mijë njerëz, pas sulmeve në Paris, ka shtuar botimin në miliona ekzemplarë. Revista në ballinën e së cilës të mërkurën është botuar profeti Muhamed i përlotur është pritur të botohet në tirazhin prej 1 milionë kopje, por për shkak të popullaritetit të fituar pas vrasjeve të karikaturistëve është botuar në 7 milion kopje.             

Artikulli paraprakAmnesty International i bënë kërkesë Maqedonisë: Lejoni martesat mes gjinisë së njëjtë
Artikulli vijuesTelefonat e "koduar” të Erdogan janë përgjuar 55 herë