10 fakte interesante për Dubain

0% krime

Dubai është një ndër qytetet me siguri më te lartë cilësohet si një nga qytetet më të sigurt të botës ku krimi është 0%. Në Dubai ligji është shumë strikt dhe njerëzit shumë të moralshëm.

0% taksa

Në Dubai ke mjaft mundësi të pasurohesh pasi nuk je i detyruar të paguash taksa mbi të ardhurat, pra taksat janë 0%. Për këtë arsye mund të fitoni shumë dhe të kurseni në të njëjtën kohë.

20% e vinçave të botës ndodhen në Dubai

Dubai po bëhet një qytet që po zhvillohet me hapa të shpejta. Ndërtesat dhe hotelet më të mëdha të botës ndodhen në Dubai prandaj dhe 20% e numrit tota të vinçave në botë operon në Dubai për ndërtime të ndryshme.

Strukturat më të mëdha dhe më të vogla

Disa nga strukturat më të vogla dhe ato më të mëdha gjenden këtu. Qendra më e madh tretare, hoteli më i gjatë, marina e dytë më e madhe e krijuar nga njeriu dhe akuariumi më i madh gjenden në Dubai. Për gjithë këto gjëra tërheqëse Dubai mbledh një numër mjaft të madh të turistëve nga mbarë boa përgjatë gjithë vitit.

Qytet i zhvilluar

Është qyteti që po zhvillohet më shpejtë në gjithë botën. Kanë qenë vetëm 13 makina në Dubai në vitin 1968 por kjo fotografi u ndryshua shumë shpejt saqë komunikacioni i Dubait është i tmerrshëm aq sa janë futur rrugët e dyfishta.

Popullata

Fakte interesante janë këto mbi popullatën e Dubait. Është shumë e çuditshme që gjysma e popullatës së këtij qyteti janë indiane, 17% arabë pjesa tjetër emigrantë.

Zinxhiri më i madh i floririt ndodhet në Dubai

Zinxhiri më i madh prej floriri ndodhet në Dubai. Ai është bërë gjatë vitit 1999, është përdorur 22 kg flori dhe ishte i gjatë 4.2 km. Zinxhiri është blere nga 9200 persona në pjesë të ndara si byzylykë ose varëse.

Rrokaqiejt

Rrokaqiejt më të mëdhenj të botës gjenden këtu. Burj-Khalifa e Dubait është konsideruar si struktura më e madhe në botë e ndërtuar nga dora e njeriut. Burj Khalifa në brendësi ka edhe godinat e xhamisë më të lartë, restorantin më të lartë, natyrë të hapur dhe klubin e natës. Të gjitha këto ndodhen në kullën e Burj Khalifa.

Hotelet luksoze

Hotelet më luksoze me 5 dhe 7 yje janë më shumë në Dubai. Burj Al Arab është i atërit hotel më i lartë për nga gjatësia. Al Mahara restoranti me akuariumin masiv, ku në hyrje të jep përshtypjen e një nëndetëseje. Lartësia e lobby-t të këtij restoranti është më e madhe se ajo e Statujës së Lirisë.

Qendra e skijimit në Dubai

Qendra tregtare e Dubait është mjaft e zhvilluar dhe e famshme, gjithashtu në të ka edhe qendrën e skijimit. “Ski Dubai” është një resort skijimi në hapsira të mbyllura me sipërfaqe prej 22.500 metra katrorë si dhe parkun e borës i cili konsiderohet si parku më i madh i borës në ambiente të mbyllura me 3.000 metra katrorë.

Artikulli paraprakSi ta menaxhoni buxhetin shtëpiak
Artikulli vijuesKush i zbuloi numrat?