E pabesueshme: 10 Gjëra që vrasin amerikanët më shumë se “terrori islamik”

“Unë nuk jam i tmerruar nga terroristët; dmth, unë për vetën time nuk ndjehem i terrorizuar. Përkundrazi, unë jam i tmerruar dhe i terrorizuar nga masat bovine (injorante, që si bagëtia) që manipulohen aq lehtë nga terroristët, nga qeveritë dhe nga mediat terroriste, që stërmadhojnë në vendin tonë këtë çështje, duke i lejuar pushtetarët dhe ata pak njerëz të ligë që kontrollojnë botën, të na qojnë drejt totalitarizmit dhe luftës totale”, -. Dan Sanchez

Të udhëhequr nga komentatorët e mediave, luftëtarët amerikanë të ngjashëm me nacistët gjithnjë e më shumë po bëjnë thirrje për t’i trajtuar muslimanët sic u trajtuan hebrenjtë në Rajhun e Tretë, ose thjesht t’i bombardojmë dhe t’i shpiejmë ata në harresë …

Këto kontradikta janë të dukshme dhe nuk kanë prodhuar asgjë më pak se sa një frikë paralizuese tek kaq shumë “Amerikan të cilët me guximin më të madh bëjnë thirrje kundër myslimanëve, ku u kërkojnë ushtarëve amerikan që janë në Lindjen e Mesme, që t’i përfundojnë “pazaret me ta” .

Frika e tyre nga terrori islamik, në vetvete fshehë shumë kundërshtime dhe të paqena.

Sipas një analize nga Fondacioni Amerika e Re, në Shtetet e Bashkuara sulmet terroriste autorët e të cilëve dyshohet se kanë qenë musliman kanë çuar në vdekjen e vetëm 45 njerëzve që nga 9/11. Pavarësisht se edhe 45 vdekje janë shumë, frika marramendëse e ekstremizmit islamik që aktualisht ka gjithëpërfshirë kombin amerikan është objektivisht e ekzagjeruar.

Duke marrë parasysh se nga “Terrori islamik” janë vrarë mesatarisht 3.2 amerikan në vit (45 vdekje në gjithsejt 14 vjet) që nga fundi i vitit 2001, këtu po ju sjellim dhjetë shkaqet e vdekjes, të cilat meritojnë tua kemi frikën më shumë se sa terrorizmit islamik.

1. Televizioni: Pajisja e TV mund të jetë e lidhur me vdekjet e atyre që janë viktima të keqinformimit, të nxitjes së dhunës, zbulimit të viktimave, por kësaj radhe po flasim për dicka tjetër, për atë që nga kjo pajisje mbesin të vdekur rreth 176 njerëz në vit, në SHBA.
Fjalë për fjalë. Vdekje që vijnë ngaqë pajisja e TV ka rënë ose është hedhur mbi njerëzit. Kjo është 55 herë më shumë se sa vdekjet e pretenduara nga “terrori islamik”.

2. Fishekzjarret: Sipas Komisionit të Sigurisë së Produkteve të Konsumit , festimi i 4 korrikut mund të jetë më vdekjeprurës se sa “sulmet terroriste islamike”. Organizata raporton se mesatarisht 7.1 vdekje shkaktohen gjatë vitit nga fishekzjarret, që i bie se amerikanët kanë më shumë gjasa të hidhen në erë nga keqpërdorimi i fishekzjarreve se sa nga sulmuesit xhihadist, pra kini frikë fishekzjarrët dhe ndezësit e tyre.

3. Lopët: Po, lopët. Sipas CDC, kafshët mbysin mesatarisht 20 amerikanë çdo vit. Ndërsa këto vdekje që ndodhin kryesisht në mesin e punëtorëve të fermave, qentë vrasin mesatarisht 28 amerikanë në vit, merimangat vrasin 7 amerikan në vit, dhe helmët nga gjarpërinjtë vrasin 6 amerikan në vit. Të gjitha këto kafshë kanë akoma më shumë gjasa që t’i vrasin amerikanët se sa se “Halifati dhe organizatat tjera islamike”.

4. Liftat: Ndërsa frika për vdekje që vjen nga bllokimi dhe mosfunksionimi i ashensorit ashtu si edhe më parë, ashtu edhe sot i ka pllakosur shumë amerikanë, një shqetësim i tillë edhe sot dueht të shkaktojë rrufe dhe bubullimë. Megjithatë, në qoftë se amerikanët janë me të vërtetë të shqetësuar me “sens të përbashkët”, atëherë ata që ndajnë virtytet me Donald Trumpin do të bënin mirë që të rregullonin fobitë e tyre. Liftat vrasin 27 amerikanë në vit, sipas Byrosë Amerikane të Statistikave të Punës dhe Komisionit për siguri të produkteve të konsumit.

5. Mbytja (Ngulfatja): amerikanët më shpejt do të mund të zhduken nga mbytja me ushqime dhe objekte të tjera se sa nga një sulm terrorist islamik. Të paktën 2,500 persona në vit vdesin nga ky lloj i ngufatjes – 781 herë më shumë se nga një sulm xhihadit. Hot Dog-ët janë veçanërisht kërcënues. Ndoshta ne duhet t’i ndalojmë ato në të njëjtën mënyrë sic propozoi Trump ndalimim e muslimanëve. Pastaj përsëri, duke prerë më pak lopët që përdoren për të bërë Hot Doga, mund të ulim dhunën ndaj kafshëve si dhe vdekjet njerëzore që vijnë si pasojë e bagëtive. Amerika është në një udhëkryq të rrezikshëm.

6. Rrufeja: Njerëzit kur duan të nxjerrin në pah pamundësinë e ndodhjes së një ngjarje, shpesh e përdorin një fjalë që thotë “se më shumë ka gjasë të goditem nga rrufeja se sa që ka të ngjarë të ndodhë filan puna…” . Megjithatë, edhe pse numri i vdekjeve nga rrufeja është ulur, ajo prapë është ende rrezik më i lartë për amerikanët se sa numri i njerëzve që mund të vrahen nga sulmet e terrorizmit islamik. 49 në vit vdesin nga goditja nga rrufeja,- 15 herë më shumë se sa norma e vdekjes nga vrasjet e ekstremisteve islamik.

7. Aksidentet e automjeteve: Edhe pse shumica e amerikanëve janë të vetëdijshëm për rrezikun e lartë të vdekjes nga aksidenti me makinë, kjo njohuri nuk do të zbusë islamofobinë e tyre ekstreme. Shoqata për Siguri Ndërkombëtare në Trafikun Rrugor vlerëson se rreth 37.000 amerikanë vdesin çdo vit në aksidente automjetesh, më shumë se 11.562 herë nga numri i të vrarëve nga “fanatikët muslimanë”.

8. Sulmi në Zemër: Sulmet e zemrës janë një nga vrasësit kryesorë të Amerikës, duke pretenduar se 190,625 herë më shumë amerikanë vdesin nga sulmi në zemër se sa nga terrori islamik. 610.000 amerikanë vdesin nga sulmet e zemrës në vit. Kanceri vret 589,430 amerikanë në vit, dhe diabeti është shkaku kryesor i vdekjes për 69,071 amerikanë në vit. Ata janë përgjegjës për shifra astronomike të vrasjeve krahasuar më viktimat e “terrorit të radikalizmit islamik”.

9. Policia: Sipas një mesatare të vrasjeve nga policia në periudha tre-vjeçare, të regjistruara nga killedbypolice.net – baza më e plotë e të dhënave krahasuar me atë të qeverisë federale – policia ka vrarë mesatarisht 998 njerëz në vit vetëm në periudhën 2013-2015. Vrasjet nga policia në SHBA janë afërsisht 312 herë më tepër se sa mesatarja vjetore e njerëzve që janë vrarë nga ekstremistët islamikë që nga 9/11. Numri mesatar i njerëzve të vrarë nga terrorizmi islamik në tre vitet e fundit është 7,7 – duke përfshirë edhe të shtënat e fundit në San Bernardino – dhe deri në atë masë paralele, policia është ende rreth 130 herë më vdekjeprurëse se sa terroristët.

10. Qetësuesit e përshkruar nga mjekët: CDC vlerëson se 44 njerëz vdesin në ditë nga mbi doza e qetësuesve farmaceutikë. Mos u mërzit se ky numër i vdekjeve brenda vetëm një dite është pothuajse 14 herë më i lartë se sa numri i amerikanëve të vrarë nga terrorizmi islamik çdo vit. Bazuar në figurën e CDC-së, rreth 16.060 amerikanë vdesin çdo vit nga qetësuesit- duke i bërë kompanitë farmaceutike 5,019 herë më vdekjeprurëse se sa “terrori islamik”, Amerikanët duhet të dridhen më tepër nga mantelbardhët se sa nga terrori islamik.

Rreziqe të tjera të rëndësishme që shkaktojnë vdekje më shumë se sulmet e terrorit islamik, përfshijnë ujët e vluar, nga i cili vriten 100 amerikan në vit; kujdesi i keq mjekësore, vlerësohet të jetë përgjegjës për të paktën 100.000 të vdekur në SHBA çdo vit; dhe vdekja nga të ftohtit vret 1,340 amerikanë në vit. Oh, dhe mos harroni pemët e Krishtlindjeve. Zjarret e shkaktuara nga pemët e Krishtlindjeve vrasin përafërsisht 10 njerëz çdo vit.
A mos janë pemët e Krishtlindjeve me dritat e tyre një konsipracion armiqësor për të vrarë të krishterët gjoja nëpërmjet vetëvrasjes?

Sido që të jetë, shumë nga format më të përhapura të vdekjes – si sulmet e zemrës, kanceri, dhe mbidoza me qetësues – janë të parandalueshme, të paktën pjesërisht, përmes zgjedhjeve të jetesës. Në qoftë se amerikanët ishin aq të pasionuar për t’i dhënë fund këtyre vrasësve sic janë gati të luftojnë terrorin e shtirur islamik, miliona jetë do të shpëtoheshin e nuk do të humbushin.

Nëse amerikanët “e frikësuar për vdekje” i shikojnë vetëm pak këto të dhëna dhe kanë objektivitet në vlerësim, ata do të duhej të tërhiqnin thirrjet e tyre për ndalimet e muslimanëve. Sulmet e fundit kundër myslimanëve paqësor mund të zbehen. 83 për qind e zgjedhësve të regjistruar mund të mos frikësohen nga sulmet terroriste. Shumica e amerikanëve nuk do të bënin thirrje për vazhdimin e mëtejshëm të kampanjave ushtarake në Lindjen e Mesme, kampanja të cilat më siguri do të vrasin panumër civilë të pafajshëm,- kështu të gjithë ‘Të lirët dhe të guximshmit’ mund të bëjnë pazaret e tyre e Krishtlindjeve pa pasur frikë të paarsyeshme se qendrat tregtare do të hidhen në erë (edhe pse dyndjet e mëparshme të blerësve shpesh kanë shuar panikun).
Përkundrazi, amerikanët mund të konsiderojnë ndryshimin e shumë elementeve të jetës së tyre të përditshme. Ata mund të ndryshojë dietat e tyre për të reduktuar sulmet e zemrës, ta trajtojnë varësinë e tyre nga produktet farmaceutike, t’i heqin televizionet e tyre nga shtëpitë e tyre, dhe ta largojnë veten nga turmat injorante dhe të rrezikshme në të cilat mediat dhe politikanët i kanë futur./

Carey Wedler

Artikulli paraprakShenjat që e paralajmërojnë tradhtinë bashkëshortore dhe arsyet që e shkaktojnë
Artikulli vijuesÇfarë dobie ka Qimnoni për shëndetin, ky frut me këtë emër provokues