- Coca-Cola, kemi shkruar shume mbi rreziqet e kësaj pijeje dhe mbi shkeljet që i bëjnë të Drejtave të Njeriut.
- McDonald
Pas fytyrës së pastër të Mc Donald fshihet shkatërrimi i pyjeve në Amerikën e Jugut, shfrytëzimi i punëtoreve dhe imperializmi ushqimor në nivel industrial. 1300 KM katror pyll shkatërrohet çdo vit vetëm për amballazhimin e panineve. Substancat kimike përdoren në të gjitha produktet ushqimore për t’i ruajtur ato dhe për tu dhënë një shije të veçantë. Loja bëhet më e piste kur në këtë kurth futen edhe fëmijët me ushqimet me LODRA. Për të mos folur për globalizimin e shijeve dhe vrasjen e produkteve vendase.
- SHELL. Biznesi gjakatar i Shell ndihmon Diktaturën Nigeriane, duke shtypur popullin. Platformat e saj në Nigeri kanë sjellë një ndotje të ambientit, për të thënë katastrofale, duke mos respektuar traditat, karaktersitikat socio-ekonomike, trashëgiminë natyrore dhe as kulturën vendase. Shell fiton miliarda dollarë ndërsa banoret vendas thellohen në varfëri e në gjakun e konflikteve.
- NIKE. “Po jemi kapitaliste…, dhe nëse fitojmë ndonjë dollarë më shumë nuk duhet t’i kërkojmë falje askujt”. Kjo është përgjigja histerike që Nike Inc. i ka kthyer fushatës së Bojkotimit. Kërkojmë fundin e punës së fëmijëve që punojnë për Nike, pa të drejta sindakale, të shfrytëzuar për pak dollarë.
- Walt Disney. Një nga multinacinalet më të fuqishme të planetit që ka ngritur perandorinë e saj me Paperino e Topolino, por sot kanë shtrirë tantakulat e tyre edhe në shume fusha të tjera, nga ndërtimet, mediat, komunikacioni etj… Një shembull: një punëtorë në Haiti merr 27 cent për orë, pra i duhet të punoje 100 vjet, 10 orë punë në ditë që të marri po aq sa merr Presidenti i Walt Disney në 1 ore!
- Esso/Exon është multinacionalja më e fuqishme në botë, prodhon 1/8 e ekonomisë botërore. Sponsori kryesor i luftës së Bush në Irak, dhe një ndër kundërshtaret e Paktit të Kyoto. Esso ka hedhur ne gjyq edhe Greenpeace sepse ka ndërruar simbolin e saj nga Esso ne E$$O në sitin http://www.stopesso.org/
- Nestlé. Ashtu si shumë herë ka sinjalizuar UNICEF, Nestlé ka dhunuar kodin Ndërkombëtar të bëre nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që ndalon reklamimin dhe përdorimin e Qumështit Pluhur për të porsalindurit.
- Monopoli Microsoft, nuk kemi alternativa, madje shkon deri në zhdukjen e konkurrentëve. Unioni Evropian e ka dënuar me gjobe, por akoma nuk ka shenja për zhdukjen e Monopolit.
- Ngjyrat e Bashkuara në shfrytëzimin (United Colours)…Pas fytyrës ekologjike dhe humanitare fshihet realiteti i zakonshëm kapitalist, shfrytëzimi. Janë të shumta rastet e dhëna nga mediat Italiane për fëmijet kurd të shfrytëzuar në kushte të mjeruara që punonin në fabrikat e Benetton. I bojkotojmë për shkak të dhunimit të të drejtave të njeriut, dhe për agresivitetin e kampanjave të marketingut.
- Philip Morris. Sipas OBSH duhani është shkaku numër 2 në bote i vdekjeve të parandalueshme. Mashtrimi që i bëhet konsumatorit dhe mosinformimi i tij mbi rreziqet e duhanit, madje duke krijuar me ana të reklamave një ide që duhani të jep më shumë “paraqitje”, madje në Shqipëri duke përdorur edhe të rinjte nëper reklama për te fituar një fetë të re tregu. Të gjithë keni parë vajzat e bukura në plazh që ju falin paqeta, madje edhe minoreneve. Lista është shumë më e gjatë por në shkrimet e mëtejshme do të shkruajmë më shumë duke shpresuar në sensibilitetin tuaj dhe në bashkëpunim.